Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka vizituar kryetarin e Mitrovicës Veriore, Erden Atiq.
Ai në një postim në Facebook ka thënë së Atiqit i ka ofruar mbështetje në sfidat që e presin.
“Sot në mëngjes e hershëm kisha kënaqësinë që bashkë me Zëvendësministrin e Brendshëm, Blerim Gashani, të vizitoj Kryetarin e Komunës së Mitrovicës Veriore, z. Erden Atiq. I ofrova mbështetje për sfidat që e presin.Na gëzon fakti që për një periudhë të shkurtër, ai ka ekipin në shumë gjëra, që është reflektimi i vullnetit politik dhe gjeneroziteti i shoqërisë kosovare për të krijuar mundësi për të gjitha komunitetet”, ka shkruar Peci.