TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Peci kritikon qeverinë: Asnjë kërkesë e jona nuk është realizuar

by Tëvë1
8 muaj ago
11
A A
​Peci kritikon qeverinë: Asnjë kërkesë e jona nuk është realizuar

Kryetari i Zveçanit Ilir Peci ka vlerësuar se bashkëpunimi midis komunës që ai drejton dhe Qeverisë së Kosovës nuk është në nivel të duhur dhe se asnjë kërkesë e tyre deri më tani nuk është realizuar.

Ai gjatë një interviste për KosovaPress, tha se ndihet i kërcënuar nga strukturat paralele, për të cilat tha se janë prezente në veri.

“Në komunën e Zveçanit janë sulmet më të shpeshta që po ndodhin, rreth 6-7 herë kam kërkuar mbrojtje të afërt për mua, asnjëherë nuk është realizuar kjo, kurse dy kryetarët e tyre në veri (që janë nga VV-ja) kanë mbrojtje të afërt… Po, ndihem i kërcënuar, por na është bërë tashmë njëjtë. Unë nuk e kam pasur vetëm për vete, por kam rreth 100 zyrtarë tjerë dhe drejtpërdrejt nga kryeministri kam kërkuar siguri të tillë. Ai më ka premtuar se do të kryhet brenda 4-5 ditësh. Unë nuk kam kërkuar mbrojtje për shkak të sigurisë vetëm për vete, por për të gjithë zyrtarët dhe vetëm gjatë orarit të punës prej orës 8:00 deri 16:00, jo 24 orë… mirëpo s’ka ndodhë…”, ka thënë ai.

Ai tha se Qeveria po punon në mënyrë selektive, duke favorizuar kryetarët e komunave veriore që vijnë nga radhët e Vetëvendosjes në raport me kryetarët tjerë të subjekteve tjera politike.

“Asnjë kërkesë e bërë nga komuna jonë nuk është realizuar nga asnjë Ministri e Republikës së Kosovës. Nga kërkesat tona, nuk kthehet asnjë pozitive…Pak a shumë ndoshta po ndodh kështu për shkak se jemi subjekt tjetër politik”, tha kryetari Peci që vjen nga radhët e PDK-së.

Duke folur për buxhetin 2025 në vlerë rreth 3.3 milionë euro, kryetari Peci tha se është i pamjaftueshëm, teksa e pranon se nuk ka mundur të bëjë asgjë për hapjen e bizneseve me pronarë shqiptarë.

“Është miratuar, shuma është 3 milionë e 300 mijë afërsisht… Te kanalizimet, rrugët, ndriçimi, do të thotë të gjitha këto i kemi përfshirë brenda mundësive me këtë buxhet… Jo, sepse për kërkesat e qytetarëve të Zveçanit mendoj se është buxhet shumë i vogël… Për fat të keq deri më tani nuk kemi mundur të hapim pothuajse asnjë (biznes me pronarë shqiptarë), tani jemi në përgatitje të disa bizneseve të reja për qytetarët serbë e shqiptarë, por për shkak të stafit ne i kemi disa gjëra të kufizuara shumë. Para nesh numri total i të punësuarve në komunë ka qenë 332, ndërsa ne me 30 zyrtarë e kemi të pamjaftueshme t’i plotësojmë të gjitha kërkesat e qytetarëve, por jemi duke punuar në këtë drejtim…”, ka thënë ai.

Kryetari Peci ka konfirmuar se do të kandidojë sërish për këtë post nëse merr besimin e PDK-së.

“PDK-ja nëse më propozon, normalisht do të kandidoj… Të jetë një vit më i mirë për të gjithë shqiptarët kudo që janë, ndërsa qytetarëve të mi ju kisha drejtuar me mesazhin për t’ju thënë se në vitin 2025 zyrën e kryetarit e kanë të hapur sikurse deri sot dhe çdo problem do të përpiqemi t’ua zgjidhim”, ka thënë kryetari Peci.

Share2Tweet1

Postime të ngjashme

Sondazhi i PDK-së e nxjerr të tretin, Xhaferi thotë se pas balotazhit do të dalë fitues në Vushtrri

Sondazhi i PDK-së e nxjerr të tretin, Xhaferi thotë se pas balotazhit do të dalë fitues në Vushtrri

”Disa gazetarë Radoiçiqa”- Rexha: Organet e sigurisë dhe drejtësisë ta thonë fjalën e tyre

”Disa gazetarë Radoiçiqa”- Rexha: Organet e sigurisë dhe drejtësisë ta thonë fjalën e tyre

Kamberi: Militarizmi i rajonit, një nga format e Serbisë që ka qëllim ikjen e shqiptarëve

Kamberi reagon pasi Petkoviqi refuzoi të diskutohet në Bruksel për Luginën e Preshevës

Arrestohen tre persona pas të shtënave me armë zjarri në Ferizaj

“InfoNata” 11.09.2025

“InfoNata” 11.09.2025

Arrestohen tre persona pas të shtënave me armë zjarri në Ferizaj

Arrestohen tre persona pas të shtënave me armë zjarri në Ferizaj

Muharremaj për bashkëpunimin me Qeverinë: S’mund të ankohem përveç sfidës me kontratën kolektive

Muharremaj për bashkëpunimin me Qeverinë: S’mund të ankohem përveç sfidës me kontratën kolektive

NATO forcon mbrojtjen pasi dronët rusë u rrëzuan mbi Poloni

NATO forcon mbrojtjen pasi dronët rusë u rrëzuan mbi Poloni

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën