TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Parlamenti Evropian konfirmoi të pavërtetat mbi Vjosë-Nartën

by Tëvë1
3 muaj ago
2
A A
Festa e 28 Nëntorit, Rama uron shqiptarët: Gëzuar Ditën e Pavarësisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas miratimit të Rezolutës vjetore për Shqipërinë në Parlamentin Evropian.

Kreu i qeverisë u ndal specifikisht te rrëzimi i një amendamenti që lidhej me zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë, duke e cilësuar vendimin e eurodeputetëve si një dëshmi të qartë që ndan fushatat e dezinformimit digjital nga projektet reale të zhvillimit të vendit.

Sipas Ramës, vota e shumicës dërrmuese në Parlamentin Europian rrëzoi një tentativë për të dëmtuar imazhin e projektit përmes pretendimeve të pafaktuara.

“Ja edhe PARLAMENTI EVROPIAN e ndau ‘shapin’ e stuhisë digjitale të dizinformimit nga ‘sheqeri’ i zonës së mbrojtur Vjosë – Nartë, e cila nuk ka asnjë lidhje me zhvillimin që europarlamentarët e rrëzuar me votën e shumicës dërrmuese, futën qorrazi si amendament të Rezolutës për Shqipërinë.”, shkruan Rama, duke publikuar me këtë rast edhe amendamentin e rrëzuar dhe atë të miratuar.

Në reagimin e tij, Kryeministri lëshoi akuza të drejtpërdrejta ndaj lëvizjeve politike dhe organizatorëve të protestave të javëve të fundit në kryeqytet. Rama argumentoi se kauza mjedisore fillestare po përdoret thjesht si një fasadë për përfitime politike dhe luftë për pushtet, duke vënë në dukje kontrastin mes vlerësimit të institucioneve ndërkombëtare dhe retorikës.

“Tani o është çmendur dhe korruptuar krejt Evropa, që përmes Parlamentit të saj e vlerëson lart Shqipërinë dhe nxit anëtarësimin tonë sa më parë në BE, o ka diçka që nuk shkon me ata që e nisën protestën e javëve të fundit me mbrojtjen e flamengove dhe po e bitisin si luftë për pushtet në emër të flamengove!”, shkruan Rama

Tags: Edi RamaPEShqiperiaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti për ditën e nesërme, me diell dhe vranësira të shpërndara

11 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri

11 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri

Kurti pret delegacionin e “Young Global Leaders” të Forumit Ekonomik Botëror

Kurti pret delegacionin e “Young Global Leaders” të Forumit Ekonomik Botëror

Policia e Kosovës me plan operativ në Mitrovicën Veriore, s’lejohen të kalojnë veturat me simbole kombëtare

Policia e Kosovës me plan operativ në Mitrovicën Veriore, s’lejohen të kalojnë veturat me simbole kombëtare

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti për ditën e nesërme, me diell dhe vranësira të shpërndara

11 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri

11 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri

“Është skenar i VV-së që zgjedhjet t’i caktojnë me 27 dhjetor”, Ramadani reagon pas vendimit të fundit të Vetëvendosjes

“Është skenar i VV-së që zgjedhjet t’i caktojnë me 27 dhjetor”, Ramadani reagon pas vendimit të fundit të Vetëvendosjes

Sadiku reagon pas vendimit të Vetëvendosjes për t’i votuar Çitakun e Shalën: Duan zgjedhje më 27 dhjetor

Sadiku reagon pas vendimit të Vetëvendosjes për t’i votuar Çitakun e Shalën: Duan zgjedhje më 27 dhjetor

Real Madrid shkëlqen ndaj Rayo Vallecanos

Real Madrid shkëlqen ndaj Rayo Vallecanos

Arsenali fiton ndaj Sunderlandit të Xhakës në udhëtim

Arsenali fiton ndaj Sunderlandit të Xhakës në udhëtim

Vetëvendosje konfirmon se nesër do ta votojnë Vlora Çitakun e Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit

Vetëvendosje konfirmon se nesër do ta votojnë Vlora Çitakun e Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën