TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PDK: Veteranët e UÇK-së të paguhen në lartësinë e pagës minimale

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
PDK: Veteranët e UÇK-së të paguhen në lartësinë e pagës minimale

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga Qeveria Kurti që të vazhdojë të ndajë shtesa prej 100 euro për punëtorët dhe të papunët deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për paga. Në partinë opozitare kërkuan që edhe paga minimale të jetë më e lartë se 300 euro dhe veteranët e UÇK-së të paguhen në lartësinë e saj.

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Blerand Stavileci në një konferencë për medie tha se Qeveria Kurti diskriminoi shumë kategori.

“Me këto vendime qeveritarët edhe një herë dëshmuan se vendosën për formula ad-hoc, me shumë variabla të pazgjidhshme, por me vetëm një konstante diskriminimi i shumë kategorive dhe i të papunëve. Pra, në vend të mbështetjes meritore zgjodhën lëmoshën. Në vend të ndihmës për të papunët zgjodhën diskriminimin dhe harrimin e tyre. Në vend të barazisë sociale zgjodhën thellimin e hendekut të pabarazisë sociale. E kur vetveten e kanë futur në kurthin e premtimeve të veta të rrejshme, e pakta që mund ta bëjnë është që të vazhdojnë për të gjithë punëtorët të ndajnë nga 100 euro deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të ri të pagave dhe të Ligjit për pagën minimale në vend… Qytetarët, me shumë të drejtë, po kërkojnë që paga minimale të jetë më e lartë nga ajo që ka propozuar Qeveria dhe se paga minimale duhet të jetë më e lartë se 300 euro”, tha ai.

Ndërsa, sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi tha se Qeveria Kurti diskriminoi edhe veteranët e UÇK-së me tendencat për të përjashtuar ata në rritjen e pagës minimale.

Andaj pati disa propozime karshi ekzekutivit dhe kërkoi nga kryeministrit Kurti, siç tha të heq dorë na të qenit veteran i rrejshëm i UÇK-së.

“PDK-ja propozon që Qeveria duhet te vazhdojë të ju ndajë veteranëve pagë, së paku në lartësinë e pagës minimale, derisa të bëjë kategorizimin e tyre. Partia Demokratike e Kosovës i bën thirrje Qeverisë Kurti që të nisë menjëherë pastrimin e listave të veteranëve të UÇK-së dhe kategorizimin e tyre. Ashtu siç kemi thënë shumë herë, me këtë hap jo vetëm që do të ndaloheshin përfitimet financiare për mashtruesit, por do t’i bënim nder edhe historisë, duke larguar mashtruesit e falsifikatorët nga historia e UÇK-së, të cilës nuk i kanë takuar asnjëherë. Partia Demokratike e Kosovës e fton Kryeministrin Albin Kurtin që të bëhet i pari që heq dorë nga të qenit veteran i rrejshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha ai /KP

Tags: page minimalepdkUCKVeteranet
ShareTweet

Postime të ngjashme

27 vjet nga Operacioni “Shigjeta” – veteranët kujtojnë betejën vendimtare të UÇK-së në Pashtrik

27 vjet nga Operacioni “Shigjeta” – veteranët kujtojnë betejën vendimtare të UÇK-së në Pashtrik

Kurban Bajrami në kohë zgjedhjesh, myftiu Naim Tërnava u bën thirrje partive politike për unitet

Kurban Bajrami në kohë zgjedhjesh, myftiu Naim Tërnava u bën thirrje partive politike për unitet

Kongresmenët amerikanë zbarkojnë në Luginë, flasin për padrejtësitë ndaj shqiptarëve

Kongresmenët amerikanë zbarkojnë në Luginë, flasin për padrejtësitë ndaj shqiptarëve

Sondazhet e fundit, në çfarë përqindje del LVV? – Flet Artan Abrashi

Faik Shatri zgjidhet kryesues i Bordit të SHSKUK-së

Faik Shatri zgjidhet kryesues i Bordit të SHSKUK-së

Guri për 100 eurot e ndara nga Qeveria në detyrë: S’besoj që populli i Kosovës blihet

Guri për 100 eurot e ndara nga Qeveria në detyrë: S’besoj që populli i Kosovës blihet

KQZ mbikëqyr shtypjen e fletëvotimeve për zgjedhjet e 7 qershorit

KQZ mbikëqyr shtypjen e fletëvotimeve për zgjedhjet e 7 qershorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën