TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PDK thotë se nuk do të ndërmarrë asnjë veprim bllokues për formimin e institucioneve

by tëvë1
1 vit ago
3
A A
PDK thotë se nuk do të ndërmarrë asnjë veprim bllokues për formimin e institucioneve

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të Kryesisë, ku u diskutua për zhvillimet politike në vend pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, si dhe për hapat e ardhshëm pas caktimit të datës së konstituimit të Kuvendit nga Presidentja e Republikës më 15 prill.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, informoi anëtarët e Kryesisë për komunikimet e fundit me partitë parlamentare, me përjashtim të partive në pushtet (VV, Guxo dhe Alternativa).

Ai theksoi se, nëse partia që ka dalë e para në zgjedhje nuk arrin ta formojë shumicën e nevojshme, PDK-ja është e gatshme të marrë përgjegjësinë e saj në formimin e Qeverisë së re, me Bedri Hamzën në krye të ekzekutivit.

Në këtë proces, siç thuhet në komunikatë, PDK-ja do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe parimet demokratike, pa ndërmarrë asnjë veprim bllokues apo përpjekje që do të cenonte funksionimin institucional në seancën konstituive.

“Ne kemi objektiva të qarta për zhvillimin ekonomik, rikuperimin dhe forcimin e marrëdhënieve me partnerët tanë strategjikë, si dhe avancimin e procesit të integrimit euroatlantik. PDK-ja ka kapacitetin dhe vizionin për ta çuar Kosovën përpara”, deklaroi  Krasniqi, thuhet në komunikatën e PDK-së

Nga ana e tij, kandidati për Kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, ritheksoi përkushtimin e tij për të jetësuar vizionin për një Kosovë më të zhvilluar dhe më të mirë për të gjithë qytetarët e saj.

Në përfundim të mbledhjes, Partia Demokratike e Kosovës shprehu qëndrimin se vendi duhet të ketë sa më parë institucionet e reja, në mënyrë që të adresohen çështjet kyçe për qytetarët dhe të ecet përpara në përmbushjen e prioriteteve shtetërore.

.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maloku: BE u tregua e matur për urën e Ibrit, Kurti bëri mirë që nuk i dha pompozitet

Maloku: BE u tregua e matur për urën e Ibrit, Kurti bëri mirë që nuk i dha pompozitet

Sekuestrimi i armëve në veri, Çollaku: Informacione valide dhanë edhe qytetarë serbë

Sekuestrimi i armëve në veri, Çollaku: Informacione valide dhanë edhe qytetarë serbë

Xani: PDK e Aleanca po shkojnë para Qeverisë me shpresën për të mos u takuar me Kurtin

Xani: PDK e Aleanca po shkojnë para Qeverisë me shpresën për të mos u takuar me Kurtin

Smajljaj: Bisedimet pa marrëveshje për presidentin, fundi politik i Abdixhikut në krye të LDK-së

“InfoNata” 20.08.2026

“InfoNata” 20.08.2026

Xani: PDK e Aleanca po shkojnë para Qeverisë me shpresën për të mos u takuar me Kurtin

Xani: PDK e Aleanca po shkojnë para Qeverisë me shpresën për të mos u takuar me Kurtin

Drita barazon me Inter D’Escaldes në ndeshjen e parë të “play-off”-it

Drita barazon me Inter D’Escaldes në ndeshjen e parë të “play-off”-it

Smajljaj: Bisedimet pa marrëveshje për presidentin, fundi politik i Abdixhikut në krye të LDK-së

Smajljaj: Bisedimet pa marrëveshje për presidentin, fundi politik i Abdixhikut në krye të LDK-së

Ndalohet një person lidhur me rastin e vdekjes së punëtorit në KEK

Ndalohet një person lidhur me rastin e vdekjes së punëtorit në KEK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën