TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PDK takon një delegacion nga Anglia, flasin për zhvillimet politike në vend

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
PDK takon një delegacion nga Anglia, flasin për zhvillimet politike në vend

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka pritur sot një delegacion nga Mbretëria e Bashkuar, të përbërë nga deputeti britanik Alex Sobel dhe anëtarja e “City Leaders”, Cllr Helen Hayden.

Është bërë e ditur se gjatë diskutimit u vlerësua miqësia dhe partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, me theks të veçantë tek bashkëpunimi politik, ndihma institucionale dhe mbështetja për rininë dhe fuqizimin e grave në politikë.

Sipas njoftimit, Çitaku shprehu mirënjohjen e saj për kontributin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar në ndërtimin e institucioneve demokratike në Kosovë.

“Jemi thellësisht mirënjohës për partneritetin e fortë me Mbretërinë e Bashkuar. Mbështetja e tyre ka qenë jetike në rrugëtimin tonë drejt forcimit të shtetit ligjor dhe zhvillimit demokratik. Takime si ky na japin mundësinë të thellojmë bashkëpunimin dhe të ndërtojmë ura të reja miqësie e mirëkuptimi”, citohet Çitaku në njoftim.

Më tej thuhet se delegacioni britanik u interesua për zhvillimet aktuale politike në vend, sfidat e rinisë dhe fuqizimin e grave në institucionet vendimmarrëse, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm.

“Partia Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj thellimit të raporteve ndërkombëtare dhe forcimit të lidhjeve me aleatët strategjikë të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Në takim, Çitaku ishte e shoqëruar nga kryetarja e Rinisë Demokratike dhe deputetja e sapozgjedhur, Arbnora Salihu, si dhe shefi i kabinetit të kryetarit Memli Krasniqi, Ardian Arifaj.

Tags: pdkTeve1Vlora Citaku
ShareTweet

Postime të ngjashme

Shiroka-Pula kërkon mbështetjen e Hungarisë për integrimin evropian dhe fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare

Shiroka-Pula kërkon mbështetjen e Hungarisë për integrimin evropian dhe fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare

Përfundon mandati i ambasadores izraelite në Kosovë, pritet nga Konjufca

Përfundon mandati i ambasadores izraelite në Kosovë, pritet nga Konjufca

Minatorët vazhdojnë grevën, ende s’ka datë se kur u dalin pagat

Trepça largon nga puna katër punëtorë për shkelje disiplinore, ndër to edhe fjetja gjatë orarit të punës

I dyshuar për dhunimin e ish-bashkëshortes, kërkohet paraburgim ndaj të ekstraduarit nga Franca

Trumpi do të zhvillojë një takim të veçantë me Putinin të enjten, konfirmon zyrtari amerikan

Trumpi do të zhvillojë një takim të veçantë me Putinin të enjten, konfirmon zyrtari amerikan

Pew: Islami pritet të tejkalojë krishterimin si feja më e madhe në botë deri në vitin 2035

Pew: Islami pritet të tejkalojë krishterimin si feja më e madhe në botë deri në vitin 2035

Përfundon mandati i ambasadores izraelite në Kosovë, pritet nga Konjufca

Përfundon mandati i ambasadores izraelite në Kosovë, pritet nga Konjufca

“Ditari” 18.11.2026

“Ditari” 18.11.2026

Minatorët vazhdojnë grevën, ende s’ka datë se kur u dalin pagat

Trepça largon nga puna katër punëtorë për shkelje disiplinore, ndër to edhe fjetja gjatë orarit të punës

Operacioni i ri izraelit në Gaza lë të vrarë tre persona dhe detyron familjet të largohen

Operacioni i ri izraelit në Gaza lë të vrarë tre persona dhe detyron familjet të largohen

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën