TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

PDK: Sulmi ndaj Komunës së Zveçanit, përpjekje për të frikësuar kryetarin Peci

by teve1
1 vit ago
0
A A
PDK: Sulmi ndaj Komunës së Zveçanit, përpjekje për të frikësuar kryetarin Peci

Partia Demokratike e Kosovës e ka dënuar si akt kriminal sulmin e së enjtes me mjet shpërthyes ndaj ndërtesës së Komunës së Zveçanit në veri të Kosovës.

Sipas PDK-së, ky sulm është një përpjekje e qartë për të frikësuar kryetarin e Komunës së Zveçanit, Ilir Pecin, dhe ekipin e tij, të cilët siç thuhet po punojnë pa u ndalur për të mirën e të gjithë qytetarëve, pa dallime.

“Akte të tilla dhune nuk kanë vend në shoqërinë tonë. Ato kërcënojnë sigurinë e qytetarëve, minojnë proceset demokratike dhe synojnë destabilizimin e institucioneve tona. Kryetari Ilir Peci përfaqëson angazhimin tonë për një Kosovë më të bashkuar dhe më të mirë, ku të gjithë qytetarët trajtohen të barabartë. Këto përpjekje duhet të mbështeten, e jo të sabotohen”, thuhet në reagim.

Më tej, PDK-ja u ka bërë thirrje organeve të rendit dhe sistemit të drejtësisë që ta hetojnë me urgjencë këtë rast, të identifikojnë autorët dhe t’i vënë ata para drejtësisë.

“Si PDK, e ripërsërisimin kërkesën tonë ndaj organeve të rendit që t’i ofrojnë mbrojtje dhe të garantojnë sigurinë e Kryetarit dhe zyrtarëve tjerë të Komunës së Zveçanit”, theksohet në reagim.

Në fund thuhet se siguria dhe mirëqenia e qytetarëve duhet të mbeten përparësi e lartë, dhe sipas tyre pandëshkueshmëria për akte të tilla nuk mund të tolerohet./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mungoi në “Flakën e Janarit”, Kurti njofton se bashkëshortja e Walker u dërgua në Emergjencë për trajtim

Mungoi në “Flakën e Janarit”, Kurti njofton se bashkëshortja e Walker u dërgua në Emergjencë për trajtim

“Digjitalizimi e ‘shpëton’ procesin zgjedhor”

Rinumërimi ndryshon bilancin e votave, 4 mijë të manipuluara për kandidatin Fetah Paçarizi, mbi 2200 për Nait Hasanin

Kurti: Skënderbeu, figura më e rëndësishme e historisë shqiptare

Kurti: Skënderbeu, figura më e rëndësishme e historisë shqiptare

“20 vjet pa ujë të pijshëm” – Ankohen banorët e Batllavës

Pa ujë të pijshëm tash e 30 orë rreth 700 shtëpi në Podujevë

Peja zyrtarizon trajnerin e ri

Pesë gola të Bayernit për të mbetur i pamposhtur në Bundesliga

Pesë gola të Bayernit për të mbetur i pamposhtur në Bundesliga

Ylli – Peja, përballja tjetër çerekfinale

Ylli triumfon në Pejë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën