TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

PDK: Procesi zgjedhor përgjithësisht i qetë dhe pa incidente serioze

by tëvë1
3 muaj ago
0
A A
PDK: Procesi zgjedhor përgjithësisht i qetë dhe pa incidente serioze

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka ftuar të gjithë qytetarët e komunave në balotazh të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Çitaku, në një konferencë për media, tha se këto zgjedhje nuk janë vetëm për një kandidat apo për një parti, por për drejtimin e komunave, për cilësinë e jetës dhe mënyrën e qeverisjes në nivel lokal për katër vitet e ardhshme.

“Kandidatët tanë janë më afër qytetarëve, më të përgjegjshëm dhe më të përkushtuar për t’u shërbyer me korrektësi dhe përulësi. Çdo votë është një vendim për të ardhmen, dhe sot, është dita që përcakton katër vitet e ardhshme. Le të mbajmë këtë ditë demokratike deri në fund të saj me qetësi, korrektësi dhe respekt ndaj secilit votues”, ka bërë thirrje ajo.

Çitaku tha se raportet nga terreni nga ekipet lokale tregojnë se dalja e qytetarëve në votime po rritet nga ora në orë dhe pritet që pjesëmarrja e tyre të shtohet edhe më shumë në orët e fundit, si zakonisht.

“Kanë kaluar tashmë nëntë orë nga hapja e vendvotimeve, dhe procesi zgjedhor po zhvillohet përgjithësisht qetë dhe pa incidente serioze. Mirënjohje për punën e komisionerëve, vëzhguesve dhe gjithë qytetarëve që po kontribuojnë për një ditë zgjedhore të rregullt, transparente dhe demokratike. Siç e dini, Partia Demokratike e Kosovës garon sot në gjashtë komuna të vendit: Prizren, Mitrovicë, Vushtrri, Kaçanik, Klinë dhe Dragash. Në secilën prej tyre, qytetarët po e shprehin vullnetin e tyre për punë, për zhvillim dhe për përgjegjësi”, ka thënë ajo thuhet në komunikatën e PDK-së

Çitaku ka ftuar të gjithë akterët politikë dhe çdo person që mban përgjegjësi publike, që sot të tregojnë maturi dhe përgjegjësi, duke mos kontribuar në asnjë formë në tensionimin e situatave në asnjë komunë të vendit, por përkundrazi, t’u mundësojnë qytetarëve të votojnë lirshëm, qetë dhe në mënyrë plotësisht demokratike.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sulmohen dy policë në Dragash, arrestohen të dyshuarit

Vetëplagoset me pistoletë shtetasi i Shqipërisë, intervistohen dy të dyshuar

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohen dy të dyshuar për posedim të narkotikëve, policia u sekuestron para dhe revole

Hasani: Kosova me prezencë periferike në Davos

Hasani: Kosova me prezencë periferike në Davos

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje këmbësorin në Bresje

Një grua përshihet në aksident me veturën të cilën e kishte vjedhur

Të “pakapshmit” e shtetit

Gjendet i lënduar një person në Fushë – Kosovë, policia e cilëson si “vrasje në tentativë”

​Një i vdekur dhe tre të plagosur nga sulmet në Kiev

​Një i vdekur dhe tre të plagosur nga sulmet në Kiev

Protesta e PD-së, vendosen barriera metalike në dyert e kryeministrisë

Protesta e PD-së, vendosen barriera metalike në dyert e kryeministrisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën