TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PDK: Pezullimi i dialogut nga SHBA dëmi më i madh politik në 25 vjet liri

by Tëvë1
9 muaj ago
1
A A
Memli Krasniqi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është fitore për rendin kushtetues dhe qytetarët

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pezulluar pa afat dialogun strategjik me Kosovën, duke e quajtur këtë zhvillim si “dëmin më të madh politik, diplomatik dhe strategjik që i është shkaktuar Kosovës në 25 vjet liri”.

Në deklaratën e saj, PDK ka thënë se ky hap i SHBA-ve është pasojë e veprimeve të papërgjegjshme të Qeverisë dhe kryeministrit në largim, Albin Kurti.

“Ky zhvillim i rëndë është pasojë e drejtpërdrejtë e veprimeve të pamatura dhe të papërgjegjshme të Qeverisë në largim dhe kryeministrit në largim, Albin Kurti. Sjellja e tij ka cenuar besimin dhe partneritetin me aleatin tonë më të madh dhe më të rëndësishëm strategjik, SHBA-në, vendin që ka qenë dhe mbetet mbështetësi më i madh i lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit të Kosovës”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Partia opozitare thekson se pas këtij vendimi, forcat properëndimore duhet të bashkohen për të rikthyer vendin në rrugën euroatlantike.

“Pas sanksioneve të Bashkimit Evropian dhe tani vendimit të Shteteve të Bashkuara për pezullimin e Dialogut Strategjik, është bërë krejtësisht e qartë se vendi po rrëshqet në një drejtim të rrezikshëm për shkak të një qeverie të papërgjegjshme. Kjo është koha e fundit që të gjitha forcat politike properëndimore, me vetëdije shtetformuese, të bashkohen dhe t’i japin Kosovës një qeveri të përgjegjshme, e cila e rikthen vendin në rrugëtimin e sigurt të integrimit euroatlantik – aspiratë e përhershme e popullit të Kosovës”, thuhet në deklaratë.

Sipas PDK-së, pezullimi i dialogut strategjik ka cenuar drejtpërdrejt raportet me SHBA-në dhe ka vënë në pikëpyetje besueshmërinë ndërkombëtare të Kosovës.

“Për më shumë se dy dekada, marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në kanë qenë të pakontestueshme, të bazuara mbi vlera të përbashkëta të lirisë, paqes dhe demokracisë. Sot, për shkak të një qeverisjeje që ka zgjedhur konfliktin mbi bashkëpunimin dhe populizmin mbi përgjegjësinë, këto raporte po vendosen në rrezik. Partia Demokratike e Kosovës rithekson se marrëdhënia me SHBA-të është interes jetik dhe kombëtar i Kosovës, i pakrahasueshëm dhe i pazëvendësueshëm. Ne mbetemi të përkushtuar për ta ruajtur, forcuar dhe zgjeruar këtë partneritet në çdo rrethanë”, përfundon deklarata e PDK-së.

Tags: KosovapdkPezullimreagimSHBA
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sot 27-vjet nga Dita e Çlirimit të Prishtinës

Sot 27-vjet nga Dita e Çlirimit të Prishtinës

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Çmime të reja për derivatet në Kosovë, nafta lirohet për 1 cent

​Këto janë rezultatet pas numërimit të 99.40% të votave

Mbi 2 mijë vendvotime të numëruara, këta janë kandidatët më të votuar

Çka ndodhi mbrëmë me numërimin e votave në Mitrovicë të Jugut?

Sot nis numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike

Botërori rrezikohet nga stuhitë

Botërori rrezikohet nga stuhitë

Sot 27-vjet nga Dita e Çlirimit të Prishtinës

Sot 27-vjet nga Dita e Çlirimit të Prishtinës

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Çmime të reja për derivatet në Kosovë, nafta lirohet për 1 cent

​Këto janë rezultatet pas numërimit të 99.40% të votave

Mbi 2 mijë vendvotime të numëruara, këta janë kandidatët më të votuar

Çka ndodhi mbrëmë me numërimin e votave në Mitrovicë të Jugut?

Sot nis numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike

27-vjet nga tërheqja e forcave ushtarake e paramilitare serbe

27-vjet nga tërheqja e forcave ushtarake e paramilitare serbe

​Nis sonte Botërori 2026

​Nis sonte Botërori 2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën