TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PDK pas deklaratës së Kurtit: Po vazhdon me qenë argat i Prokurorisë së Hagës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mbrëmë në “Këndin e Debatit” në Tëvë1, ka thënë se ish-krerët e PDK-së, vazhdojnë t’u japin instruksione politikë bashkëpartiakëve të tyre gjatë vizitave në Hagë. Nga PDK, thonë se Kurti po ia bën argatin prokurorisë së Hagës.

by Fidan Zejnullahu
4 muaj ago
1 0
A A

Më 17 dhjetor të vitit 2024, foli nga Haga.

Këtu ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se nuk është pjesë e garës politike në Kosovë.

Këtë deklaratë, Thaçi, e bëri dy muaj para zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë.
“Unë dua ta sqaroj edhe njëherë se unë nuk jam pjesë e garës politike dhe as nuk kam ndonjë ambicie politike as për president, as për kryeministër, as për deputet e as për ndonjë ambicie tjetër për ndonjë pozitë tjetër publike”, pati deklaruar Thaçi.

Por, ish-rivali i tij politik, Albin Kurti, po mendon ndryshe.

Të mërkurën në “Këndin e Debatit” në Tëvë1, kryeministri në detyrë tha se PDK-së, instruksionet politikë i vijnë pikërisht nga qelitë e Hagës.

“PDK nuk është parti, është një shoqëri aksionare me papërgjegjësi të pakufizuara. Aty nuk merresh vesh pse ke fol me një person, prandaj edhe Enver Hoxhaj thotë krejt diçka tjetër. Janë edhe dy ish-kryetarët në Hagë të cilët duhet t’i vizitojnë shpesh për instruksione politike”, deklaroi Kurti.

E vetëm një ditë më pas, Kurtit i është kundërpërgjigjur kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.

Ky i fundit tha se Kurti po i shërben Prokurorisë së Hagës.

“Me këtë deklaratë ai po vazhdon me qenë argat i prokurorisë, sepse deklarata të tilla janë deklarata që e dëmtojnë drejtpërdrejt pozicionin e tyre. S’është befasuese as diçka e re, sepse kompleksi i Kurtit në raport me UÇK është diçka që e ka definuar gjatë gjithë jetës së tij. Përndryshe si mund ta arsyetoni që kurrë në jetë s’ka shkuar as me i vizituar atje. Ndoshta Kurti po ashtu tmerrohet nga fakti që ne shumë shpejt presim që t’i kemi në mesin tonë çlirimtarët”, deklaroi Krasniqi.

Se fjalët e Kurtit mund të përdoren nga Prokuroria e Hagës, e thonë edhe njohësit e ligjit në vend.

“Natyrisht që kemi pasur raste në të kaluarën që Prokuroria ka përdorur deklarata edhe të personave më shumë më pak ndikim në shoqëri sesa deklaratat e kryeministrit të vendit, prandaj të pamatura, të pavenda, të paqëndrueshme dhe për më tepër lehtësisht mund të përdoren nga prokuroria si argumente  në drejtim të arsyetimit të kërkesave të tyre për vazhdimin e masës së paraburgimit”, tregoi avokati Ardian Bajraktari.

Kurtit të enjten i kanë reaguar edhe nga Organizata e Veteranëve të Luftës.

OVL-UÇK, deklarimin publik të kryeministrit, e kanë cilësuar si të papërgjegjshëm dhe politikisht të rrezikshëm.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Si vazhdoi kompania punën ku vdiq punëtori, ndonëse i ishte ndaluar disa herë?

Si vazhdoi kompania punën ku vdiq punëtori, ndonëse i ishte ndaluar disa herë?

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendnit pa rezultat

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendnit pa rezultat

Shefi i EULEX-it vlerëson rolin e IPK-së në sundimin e ligjit në Kosovë

Shefi i EULEX-it vlerëson rolin e IPK-së në sundimin e ligjit në Kosovë

Borrell: Kemi një marrëveshje

Vuçiq fajëson Turqinë për njohjen e Kosovës nga Siria

Erdogan kritikon qëndrimin e heshtur të Gjermanisë ndaj sulmeve në Gaza

Erdogan kritikon qëndrimin e heshtur të Gjermanisë ndaj sulmeve në Gaza

Si vazhdoi kompania punën ku vdiq punëtori, ndonëse i ishte ndaluar disa herë?

Si vazhdoi kompania punën ku vdiq punëtori, ndonëse i ishte ndaluar disa herë?

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendnit pa rezultat

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendnit pa rezultat

Zyrtare: Juventusi e Zhegrova bëhen me trajner të ri, bardhezinjtë prezantojnë Luciano Spallettin

Zyrtare: Juventusi e Zhegrova bëhen me trajner të ri, bardhezinjtë prezantojnë Luciano Spallettin

Presidenti i Libanit urdhëron ushtrinë të përballet me sulmet izraelite

Presidenti i Libanit urdhëron ushtrinë të përballet me sulmet izraelite

Aksident me vdekje në Korçë

Aksident me vdekje në Korçë

Shefi i EULEX-it vlerëson rolin e IPK-së në sundimin e ligjit në Kosovë

Shefi i EULEX-it vlerëson rolin e IPK-së në sundimin e ligjit në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën