TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PDK nuk i përjashton diskutimet për propozimin e Abdixhikut, kërkon nga presidentja të thërras takim me partitë politike

by tëvë1
1 vit ago
7
A A
PDK nuk i përjashton diskutimet për propozimin e Abdixhikut, kërkon nga presidentja të thërras takim me partitë politike

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të Kryesisë për të diskutuar zhvillimet e fundit politike, bllokadën institucionale, si dhe propozimet e iniciativat politike aktuale.

Partia Demokratike e Kosovës  nuk e ka përjashtuar pjesëmarrjen në takime e iniciativa që synojnë zgjidhjen e krizës politike.

Në një komunikatë për media të kësaj partie pas mbledhjes së kryesisë ku është diskutuar për propozimin e LDK-së për krijimin e një qeverie të tranzicionit kanë thënë se “çdo iniciativë që synon zgjidhjen e bllokadës, meriton të dëgjohet dhe diskutohet”.

“PDK vlerëson se vendi ndodhet në një krizë të thellë institucionale, si pasojë e sjelljes së papërgjegjshme politike të koalicionit që ka dalë i pari në zgjedhje, por i cili në mungesë të shumicës parlamentare po vazhdon ta mbajë peng Kosovën. Në këtë situatë, çdo iniciativë që synon zgjidhjen e bllokadës, meriton të dëgjohet dhe diskutohet. Për këtë arsye që nga përfundimi i zgjedhjeve të 9 shkurtit, Partia Demokratike e Kosovës ka zhvilluar takime me të gjitha partitë politike parlamentare – përfshirë edhe Lëvizjen Vetëvendosje, ndonëse e konsiderojmë atë përgjegjëse kryesore për krizën aktuale. Ky angazhim është shprehje e bindjes sonë se dialogu dhe bashkëpunimi janë rruga e vetme për të dalë nga krizat politike dhe për të rikthyer normalitetin institucional”, thuhet në komunikatë e PDK-së.

PDK ka thënë se në këtë drejtim, presidentja e vendit duhet të marrë hapa për thirrjen e një takimi me të gjitha subjektet

“Në këtë frymë, konsiderojmë se Presidentja e Republikës, si institucion mbi-partiak dhe me mandat legjitim, mund të ndërmarrë hapat e nevojshëm për thirrjen e një takimi me të gjitha subjektet politike parlamentare. Një tryezë gjithëpërfshirëse, mund të jetë hapi i duhur për gjetjen e rrugëdaljes nga kriza institucionale” thuhet në komunikatën e PDK-së.

Nga kjo parti kanë përseritur se zgjidhja më e mirë për vendin është një qeveri e përbërë nga paritë që kanë qenë në opozitë në legjislaturën e kaluar.

PDK angazhohet dhe është e bindur se zgjidhja më e mirë për vendin është formimi i një qeverie të re, e përbërë nga partitë që në mandatin e kaluar kanë qenë në opozitë. Një qeveri që do të ndalte degradimin institucional, do ta nxirrte Kosovën nga izolimi ndërkombëtar dhe do të zbatonte politika zhvillimore për të gjithë qytetarët, pa dallim. Me një listë të dakorduar të prioriteteve shtetërore, të cilat do ta rikthenin Kosovën në rrugën e duhur të zhvillimit dhe të integrimit euroatlantik.

 

 

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Maqedonci takon ambasadorin e ri të Francës, diskutojnë forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje

Maqedonci takon ambasadorin e ri të Francës, diskutojnë forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje

Bytyqi: E keqja e Shqipërisë janë Sali Berisha dhe Edi Rama

Bytyqi: E keqja e Shqipërisë janë Sali Berisha dhe Edi Rama

Përparim Rama: Rreziku për humbjen e Lojërave Mesdhetare 2030 është real

Përparim Rama: Rreziku për humbjen e Lojërave Mesdhetare 2030 është real

Aktivizohet shërbimi i ri në e-Kosova për njoftimin dhe raportimin e gjobave dhe masave në trafik

Aktivizohet shërbimi i ri në e-Kosova për njoftimin dhe raportimin e gjobave dhe masave në trafik

Dyrmishi: Përshkallëzimi i protestës në Shqipëri erdhi edhe nga provokimet e brendshme

Dyrmishi: Përshkallëzimi i protestës në Shqipëri erdhi edhe nga provokimet e brendshme

Përplasje te Ministria e Brendshme, protestuesit hedhin gurë e molotov, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

Përplasje te Ministria e Brendshme, protestuesit hedhin gurë e molotov, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

Maqedonci takon ambasadorin e ri të Francës, diskutojnë forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje

Maqedonci takon ambasadorin e ri të Francës, diskutojnë forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje

Bytyqi: E keqja e Shqipërisë janë Sali Berisha dhe Edi Rama

Bytyqi: E keqja e Shqipërisë janë Sali Berisha dhe Edi Rama

SHBA-ja fton Putinin në Samitin e G20-ës

Sekretari amerikan përgënjeshtron Zelenskyn: Nuk ka pasur ndërprerje në shkëmbimin e inteligjencës me Ukrainën

Përparim Rama: Rreziku për humbjen e Lojërave Mesdhetare 2030 është real

Përparim Rama: Rreziku për humbjen e Lojërave Mesdhetare 2030 është real

Aktivizohet shërbimi i ri në e-Kosova për njoftimin dhe raportimin e gjobave dhe masave në trafik

Aktivizohet shërbimi i ri në e-Kosova për njoftimin dhe raportimin e gjobave dhe masave në trafik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën