TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PDK mesazh Vetëvendosjes, zarfe me thirrje për reflektim në ulëset e Vetëvendosjes

Edhe sot, deputetë të PDK-së e Aleancës qenë në pranishëm në sallën e seancave në Kuvend. Kësaj radhe, në ulëset e ndara për Vetëvendosjen, ata vendosën disa zarfe, në të cilat i bëhej thirrje Kurtit ta konstituojë Kuvendin.

by Fetije Kamberi
3 muaj ago
1 0
A A

Në sallën e Kuvendit u panë që në orën 11:00.

Me të hyrë brenda, deputetë të Partisë Demokratike filluan të ulen në vendet e tyre.

E bashkë me ta, të pranishëm u panë edhe deputetë të Aleancës.

Por këtë herë nuk erdhën duar bosh.

Në vendet e zbrazëta të ndara për partinë që fitoi përqindjen më të madhe të votave, u vendosën disa zarfe.

Përmes tyre, Vetëvendosjes po i bëhej thirrje ta konstituojë Kuvendin.

Thirrje me zë për formimin e institucioneve, nga foltorja iu bëri edhe deputeti Jakup Nura.

“Partia fituese nuk ka të drejtë me mbajtë peng shtetin. 48 orë nuk janë javë, nuk janë muaj, nuk janë pafundësi. Kryesuesi i përkohshëm nuk është kryetar i Kuvendit, ai është aty për të udhëhequr procedurën, andaj një funksion teknik nuk mund të shndërrohet në armë politike”, u shpreh Nura.

Përveç Nurës, fjalën e mori edhe deputetja Albana Bytyqi.

“Nuk mund të qëndrojmë të heshtur kur Kosova ka probleme e sfida që kërkojnë zgjidhje. Të gjithë e dinë që Kuvendi e institucionet duhet të formohen për shkak se nafta është 1.78, Kuvendi dhe institucionet duhet të formohen për shkak se duhet të zhbëhet Ligji për Shtetësinë, Kuvendi dhe institucionet duhet të formohen për shkak se Prishtina dhe shumë qytete e fshatra në Kosovë nuk kanë rrymë”, deklaroi Bytyqi.

Me të përfunduar, të dy partitë dolën në holl.

Në një konferencë për media, nga PDK edhe njëherë ritheksuan se nuk do të takohen me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

“Ne nuk do të takohemi me Albin Kurti pasi është parë se këto takime i shërbejnë vetëm zvarritjes së procedurave për ta çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja. Këto takime nuk kanë prodhuar asgjë dhe ne jemi të qartë se nuk do të takohemi. Ftesa jonë është të kthehemi te konstituimi dhe të jemi në shërbim të qytetarëve të Kosovës”, u shpreh deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.

Kurse deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, tha se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk po e përmbushin përgjegjësinë për të cilën kanë dhënë betimin.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme janë mbajtur më 7 qershor, dhe që nga atëherë nuk është konstituuar Kuvendi, e as nuk është formuar Qeveria.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aktakuzë ndaj dy personave për fajde dhe detyrim në Prizren

Aktakuzë ndaj dy personave për fajde dhe detyrim në Prizren

30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për tentimvrasje dhe rrëmbim të Vukashinoviqit

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për kanosje ndaj një gazetareje, Prokuroria kërkon paraburgim

MASh-i kërkon të ruhen tekstet shkollore për ripërdorim viteve të tjera

MASh-i kërkon të ruhen tekstet shkollore për ripërdorim viteve të tjera

Gërvalla takohet me homologun irlandez, në fokus reformat në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit

Gërvalla takohet me homologun irlandez, në fokus reformat në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit

Trump nënshkruan urdhrin për ta ruajtur Zyrën Ovale si monument kombëtar

​Një muaj paraburgim për sulm ndaj personit zyrtar në Gjilan

​Një muaj paraburgim për sulm ndaj personit zyrtar në Gjilan

Haxhiu takohet me ambasadorin britanik, diskutojnë për agjendën legjislative dhe reformat në Kosovë

Haxhiu takohet me ambasadorin britanik, diskutojnë për agjendën legjislative dhe reformat në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën