TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PDK me nismën për ndryshimin e ligjit për Specialen, njohësit e vlerësojnë të pamundur

Partia Demokratike e Kosovës sot përmes një nisme ka kërkuar që të ketë plotësim/ndryshim të Ligjit për Specialen në Hagë. Kryetari i saj, Bedri Hamza ka thënë se nuk bëhet fjalë për zhbërjen e tij por për ndryshimin që kompetencat në rast rigjykimi të kthehen në Kosovë. Këtë e shohin të pamundur njohësit e drejtësisë.

by Fetije Kamberi
28 minuta ago
0 0
A A

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, u panë në hollin e Kuvendit të hënën.

E me vete e kishin edhe një kërkesë.

Këtë të fundit e dorëzuan të hënën në organin legjislativ.

Përmes saj, po e kërkojnë ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

E gjitha kjo, pas aktgjykimit dënues të 16 shtatorit ndaj ish-krerëve të UCK-së.

“Sot, pas më shumë se një dekade, ekziston një fakt që kërkon përgjigje. Në Dhomat e Specializuara nuk është ngritur një rast lidhur me pretendimet e Martyt. Nëse Kosova krijoi këtë Gjykatë me mision të posaçëm, a duhet që ky mision të ketë një kufi? Projektligji jep një përgjigje të qartë. Nuk kërkon mbylljen e Dhomave të Specializuara. Nuk kërkon që akuzat që lidhen me pretendimet për të cilat u krijuan Dhomat e Specializuara të mos hetohen. Ato raste do të vazhdojnë të jenë pjesë e mandatit të tyre. Kjo nuk është nismë për pandëshkueshmëri. Është nismë për të paracaktuar se kush ka të drejtë të gjykojë çfarë”, bëri të ditur Bedri Hamza kryetar i partisë.

Ai tha se nisma synon që nëse rasti të kthehet në rigjykim, procesi të vazhdojë në Kosovë.

“Sipas zgjidhjes së propozuar, procedurat aktuale vazhdojnë deri në përfundimin e fazës së Apelit, por nëse një rast rikthehet në rigjykim, ai nuk do të nisë nga e para në Hagë. Në atë moment zbatohet juridiksioni i ri dhe, kur të plotësohen kushtet, rasti do të kalojë për procedim në Kosovë”, sqaroi Hamza.

Për gjithë këtë, Hamza kërkoi përkrahjen e partive të tjera parlamentare.

“Kam biseduar me kryetarët e tri subjekteve të tjera politike: LVV-së, LDK-së dhe Aleancës. Jam i bindur se ekziston arsye e plotë që ky ligj të ketë përkrahjen me votë të këtyre subjekteve politike. U bëj thirrje publike që të na përkrahin me këtë iniciativë ligjore”, u shpreh Hamza.

Por, ish kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani tha kjo kërkesë e PDK-së, vështirë se mund të zbatohet.

“Ajo arkitektura e infrastrukturës ligjore është e tillë që çdo institucion i Republikës së Kosovës është përjashtu nga mundësia për të ndërhy në këtë dhomë.Kur e merrni e shikoni ligjin për dhoma të specializume, marrëveshjen që është lidhe mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, pastaj letrën e Atifete Jahjagës të vitit 2014-të, Cdo mundësi e prekjes në infrastrukturën ligjore, dmth qoftë ligji mbi dhomat e specializuara ose dimensionet e tjera, institucionet e Kosovës e kanë të pamundur me përjashtu, vet me miratimin e ligjit e kanë përjashtu çdo institucion të Kosovës”, vlerëson Hasni.

Ndryshe, mbështetje për nismën ligjore të PDK-së, ofroi të hënën edhe Aleanca.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti takohet me kongresistin Wilson, i kërkon mbështetje për të drejtat e shqiptarëve në Luginë

Kurti takohet me kongresistin Wilson, i kërkon mbështetje për të drejtat e shqiptarëve në Luginë

Paltforma “Liria Ka Emër” mban nesër konferencë për media në Prishtinë

Paltforma “Liria Ka Emër” mban nesër konferencë për media në Prishtinë

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Në Marinë të Skenderajt gjendet pa shenja jete një 65-vjeçar

“Gjithë kemi dyshu te Serbia” – rrëfimi emocional i djalit të Idriz Rrecaj

“Mendonte t’i jepte fund jetës” Zbulimi tronditës i vëllait të Princeshë Dianës për vitet e saj më të vështira

Rama në Detroit për vendimin e Hagës: Refuzoj “varrosjen për së gjalli” të katër njerëzve, populli i Kosovës s’e gjen veten në atë vendim

Rama në Detroit për vendimin e Hagës: Refuzoj “varrosjen për së gjalli” të katër njerëzve, populli i Kosovës s’e gjen veten në atë vendim

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Në Marinë të Skenderajt gjendet pa shenja jete një 65-vjeçar

“Gjithë kemi dyshu te Serbia” – rrëfimi emocional i djalit të Idriz Rrecaj

“Gjithë kemi dyshu te Serbia” – rrëfimi emocional i djalit të Idriz Rrecaj

PDK me nismën për ndryshimin e ligjit për Specialen, njohësit e vlerësojnë të pamundur

PDK me nismën për ndryshimin e ligjit për Specialen, njohësit e vlerësojnë të pamundur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën