Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Bedri Hamza, do të mbajë sot një konferencë për media.
Sipas njoftimit zyrtar të PDK-së, paraqitja para gazetarëve do të nisë në ora 13:00.
Partia nuk ka dhënë informacione shtesë lidhur me temat që pritet të trajtohen gjatë konferencës. /teve1.info/







