TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

PDK mban mbledhjen e rregullt të Kryesisë: Diskutohet kriza institucionale dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale

nga Tëvë1
21 Maj, 2025
0
A A
PDK mban mbledhjen e rregullt të Kryesisë: Diskutohet kriza institucionale dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të Kryesisë, ku ka diskutuar krizën politike të krijuar pas zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale.

PDK vlerëson se Kosova po përballet me një bllokadë të rrezikshme institucionale, për të cilën përgjegjësi ka koalicioni i partive që kanë dalë të parët në zgjedhje, LVV, Guxo dhe Alternativa – që, në mungesë të shumicës parlamentare, kanë marrë peng themelimin e institucioneve të reja, legjitime dhe demokratike.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka ritheksuar në takimin me Presidenten më 15 maj se zgjidhja më e mirë për vendin është formimi i një qeverie të re nga partitë që kanë qenë në opozitë, për të rikthyer stabilitetin dhe rrugën euroatlantike të Kosovës. Ai ka njoftuar se i ka kërkuar Presidentes që t’i drejtohet me pyetje kushtetuese Gjykatës Kushtetuese për çështjen e kandidatit për kryetar/e Kuvendi, me qëllim që të sqarohen pozicionet institucionale dhe juridike në këtë situatë.

Kryetari Krasniqi informoi Kryesinë edhe për takimin që ka zhvilluar me Kryetarët e Degëve të PDK-së, me qëllim të përgatitjeve për zgjedhjet lokale. Ai ka vlerësuar lart angazhimin dhe punën e tyre në funksion të organizimit sa më efikas dhe të suksesshëm të strukturave të partisë nëpër të gjithë vendin.

Në përmbyllje të mbledhjes, Kryesia e PDK-së ka shprehur shqetësimin dhe indinjatën lidhur me vendimin e fundit të Dhomave të Specializuara në Hagë për refuzimin e kërkesës për lirimin me kusht të z. Kadri Veseli, z. Jakup Krasniqi dhe z. Rexhep Selimi.

PDK vlerëson se, pas përfundimit të fazës së prokurorisë dhe në mungesë të rrezikut për ndikim në proces, lirimi me kusht ka qenë një e drejtë e pritshme dhe e arsyeshme, ndërsa refuzimi i saj përbën mohim të një të drejte themelore, në kundërshtim me standardet ndërkombëtare të drejtësisë.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

MPJ-ja apelon qytetarët e Kosovës të cilët jetojnë në Izrael t’i shmangin lëvizjet e panevojshme

MPJ-ja apelon qytetarët e Kosovës të cilët jetojnë në Izrael t’i shmangin lëvizjet e panevojshme

Çfarë dihet nga sulmi i Izraelit ndaj Iranit?

Çfarë dihet nga sulmi i Izraelit ndaj Iranit?

Dushi: Në Banjskë kemi pas kujdesin edhe ndaj banorëve, sulmuesit kanë marrë atë që kanë merituar

Dushi: Në Banjskë kemi pas kujdesin edhe ndaj banorëve, sulmuesit kanë marrë atë që kanë merituar

LIVE: IZRAELI SULMON IRANIN, RRITET ÇMIMI I NAFTËS / UKRAINA PËRJASHTON KOSOVËN NGA SAMITI | MESDITË

LIVE: IZRAELI SULMON IRANIN, RRITET ÇMIMI I NAFTËS / UKRAINA PËRJASHTON KOSOVËN NGA SAMITI | MESDITË

Izraeli kryen sulm të ri në Iran

Izraeli kryen sulm të ri në Iran

MPJ-ja apelon qytetarët e Kosovës të cilët jetojnë në Izrael t’i shmangin lëvizjet e panevojshme

MPJ-ja apelon qytetarët e Kosovës të cilët jetojnë në Izrael t’i shmangin lëvizjet e panevojshme

E duan nga Liga Premier dhe Serie A, tani edhe klubet elitare nga Bundesliga i bashkohen garës për Zhegrovën

Napoli nuk e deshi, Zhegrova po kërkohet nga një ekip tjetër në Serie A

Distria me lehtësi avancon në çerekfinale

Nis Kampionati Botëror i xhudos në Budapest, Kosova paraqitet me 3 garues

Serbia e pret Shqipërinë në stadiumin e Cërvena Zvezdës

Serbi – Shqipëri, nuk pritet të ketë tifozë shqiptar në stadiumin në Beograd

Çfarë dihet nga sulmi i Izraelit ndaj Iranit?

Çfarë dihet nga sulmi i Izraelit ndaj Iranit?

Të kesh një motër përmirëson shëndetin mendor dhe rrit forcën emocionale?

Të kesh një motër përmirëson shëndetin mendor dhe rrit forcën emocionale?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X