TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PDK: Kushtetuesja konstatoi se s’ka Kuvend me shkelje e imponim, s’ka votim të fshehtë

by Tëvë1
1 vit ago
1
A A
PDK: Kushtetuesja konstatoi se s’ka Kuvend me shkelje e imponim, s’ka votim të fshehtë

Partia Demokratike e Kosovës ka sqaruar aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me propozimin e kandidatit dhe mënyrën e votimit për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda ka thënë se aktgjykimi në fjalë e përcakton qartë se ndonëse grupi më i madh parlamentar ka të drejtë të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, duhet të ketë shumicën e votave.

“Megjithatë, Gjykata thekson se kjo e drejtë nuk është absolute. Ajo është e kushtëzuar me arritjen e shumicës së votave të të gjithë deputetëve, pra  së paku 61 nga 120. Kjo do të thotë se propozimi vetvetiu nuk është i mjaftueshëm, por duhet bashkëpunim me deputetët e tjerë për të siguruar shumicën”, shpjegoi Gruda.

Ai tha Gjykata e ka bërë të qartë se e drejta për të propozuar Kryetarin është reale, por nuk mund të çojë në ngërç institucional.

“Gjykata e bën të qartë se e drejta për të propozuar Kryetarin nuk mund të përdoret për të bllokuar konstituimin e Kuvendit. Me fjalë të tjera, grupi më i madh parlamentar nuk mund të përdorë këtë të drejtë si mjet për të penguar procesin demokratik, duke refuzuar bashkëpunimin apo duke imponuar një zgjidhje njëanshme”, theksoi ai.

Ndërsa, avokati dhe përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike të Kosovës, Fetahu tha Gjykata ka vërejtur se kreu i IV i Rregullores së Kuvendit për konstituimin e Kuvendit, nuk përmban asnjë referencë që parasheh ndryshimin e rendit të ditës ose mënyrës së votimit.

“Rrjedhimisht, Gjykata marrë për bazë vlerësimin dhe konstatimet si më sipër konsideron që zhvillimi dhe përfundimi i Seancës Konstituive duhet të udhëhiqet në pajtim me përcaktimet kushtetuese për konstituimin e Kuvendit, Kreun IV (Konstituimi i Kuvendit) të Rregullores së Kuvendit dhe praktikat e deritanishme parlamentare për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, sqaroi më tej Fetahu.

Fetahu ka theksuar disa nga konstatimet kryesore të aktgjykimit duke nisur nga rendi i ditës së seancës konstituive, i cili  është i pandryshueshëm dhe nuk mund të ndryshohet pas fillimit të seancës konstituive, si dhe zgjedhja e Kryetarit është e ndarë nga ajo e Nënkryetarëve

“Kuvendi duhet të konstituohet brenda afatit prej 30 ditësh nga nxjerrja e aktgjykimit, në mënyrë që të sigurohet stabiliteti dhe funksionaliteti i institucioneve të shtetit”, theksoi Fetahu./teve1.info/

Tags: Gjykata KushtetuesekonferencepdkPërparim GrudaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Inspektorati: 62-vjeçari që vdiq pas rënies  nga kulmi i shtëpisë nuk ishte i angazhuar në procesin e punës

Inspektorati: 62-vjeçari që vdiq pas rënies nga kulmi i shtëpisë nuk ishte i angazhuar në procesin e punës

Ambasadori francez për Tëvë1: Kosova duhet dhe do të jetë anëtare e KiE

Guerot: Franca mbetet aleate e besueshme e Kosovës

Vdes në QKUK i plagosuri me armë zjarri ditë më parë në Viti

Vdes gruaja që u aksidentua një muaj më parë në Fushë – Kosovë

Për 4 muaj 10 vdekje në vendin e punës

Vdes punëtori në Prizren, dyshohet se ra nga kulmi i një shtëpie

Shqipëria mbyll sot tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në

Shqipëria mbyll sot tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në

Për 4 muaj 10 vdekje në vendin e punës

Vdes punëtori në Prizren, dyshohet se ra nga kulmi i një shtëpie

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet një person për sulm seksual

Dyshime për manipulim të votave, nis intervistimi edhe në Pejë

Ndalohet për 48-orë i dyshuari për plagosjen e një personi mbrëmë në Pejë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën