TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PDK: Kurti zgjodhi sërish bllokadën dhe shpërfilli aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese

by teve1
3 muaj ago
5
A A
PDK: Kurti zgjodhi sërish bllokadën dhe shpërfilli aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka shprehur shqetësimin e saj pas dështimit të seancës së sotme për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Sipas PDK-së, moskonstituimi i Kuvendit përbën vazhdim të bllokadës institucionale nga ana e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në kundërshtim, siç thotë kjo parti, me detyrimet e përcaktuara nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Seanca e sotme dëshmoi qartë se zvarritja e krijimit të institucioneve nuk është pasojë e rrethanave apo e mungesës së votave, por rezultat i një zgjedhjeje politike të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Sipas kësaj partie, nuk kishte arsye që të mos propozohej kandidati për kryetar të Kuvendit dhe të vazhdohej me procesin e votimit për konstituimin e tij.

“Gjykata Kushtetuese ka qenë e qartë në aktgjykimin e saj se Kuvendi jo vetëm duhet të mblidhet, por duhet të konstituohet brenda afatit 30-ditor nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve”, theksohet në reagim.

PDK ka deklaruar se mosveprimi i sotëm përbën, sipas saj, shpërfillje të rendit kushtetues dhe të detyrimeve që burojnë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Askush nuk është mbi Kushtetutën dhe askush nuk ka të drejtë të mbajë peng institucionet e Republikës për interesa partiake”, thuhet në reagim.

Partia Demokratike e Kosovës ka ritheksuar se vendi ka nevojë për institucione funksionale, stabilitet politik dhe respektim të plotë të Kushtetutës.

Në fund, PDK i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit që të respektojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, të heqin dorë nga, siç e ka cilësuar ajo, bllokada institucionale dhe të mundësojnë konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës./teve1.info/

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Behluli: Ndryshoi pushteti në Serbi, por qëndrimi ndaj Kosovës mbetet i njëjtë

Behluli: Ndryshoi pushteti në Serbi, por qëndrimi ndaj Kosovës mbetet i njëjtë

​Haxhiu i del në mbrojtje Gërvallës: Nëse keni sulme, më sulmoni mua, më kërkoni dorëheqjen

Haxhiu nesër për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Maliqi për vrasjen e Arlinda Zekajt: Institucionet e dinin rastin, duhet të japin llogari

Maliqi për vrasjen e Arlinda Zekajt: Institucionet e dinin rastin, duhet të japin llogari

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën

Harry Kane fiton “Topin e Artë”

Shpallen golashënuesit më të mirë të vitit

Shpallen golashënuesit më të mirë të vitit

Pesë gola për 45 minuta, PSG në avantazh ndaj Bayernit

Klubi i vitit, Paris Saint-Germaini

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën