TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PDK: Kryeministri Kurti po rrezikon raportet e Kosovës me SHBA-të

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
PDK: Kryeministri Kurti po rrezikon raportet e Kosovës me SHBA-të

Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësimin me zhvillimet e fundit që sipas saj e kanë sjellë Kosovën në përballje të rrezikshme me aleatët tanë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të rimendojë dhe të ndryshojë urgjentisht qasjen e saj.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PDK-së, u shpreh i shqetësuar me zhvillimet e fundit në vend dhe me drejtimin e përgjithshëm që ka marrë Kosova nën drejtimin e Kryeministrit Albin Kurti.

“Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës shpreh zhgënjimin e thellë për veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës me aleatët strategjikë të vendit tonë, që tashmë kanë filluar të rezultojnë me ndëshkime të drejtpërdrejta, pasi Kosova u përjashtua nga stërvitja më e madhe ndërkombëtare e NATO-s në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe 2023”. Ky përjashtim është shenjë konkrete e përkeqësimit të raporteve të Kosovës me SHBA-në dhe NATO-s dhe është paralajmërim për pasoja të tjera, nëse Qeveria e Republikës së Kosovës nuk fillon të sillet në mënyrë të përgjegjshme”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës e dënon fuqishëm dhunën e grupeve kriminale të drejtuar kundër pjesëtarëve të KFOR-it, por edhe Policisë së Kosovës, dhe veçanërisht kundër përfaqësuesve të mediave, të cilët janë penguar dhe sulmuar në kryerjen e detyrës së tyre në shërbim të informimit të qytetarëve.

Anëtarët e Kryesisë shprehën mbështetje të plotë për kryetarët e komunave të Zubin Potokut dhe Zveçanit, që vijnë nga radhët e PDK-së, të cilët me përgjegjshmëri kanë treguar gatishmëri për t’ju shërbyer të gjithë qytetarëve, pa dallim, por edhe bëjnë thirrje për rikthimin e normalitetit për të mundësuar zbatimin e mandateve të tyre.

Edhe një herë, duke pasur parasysh peshën dhe kompleksitetin e situatës si dhe tensionet e ngritura në pjesën veriore të vendit, Kryesia e Partisë Demokratike të

Kosovës i bën thirrje Presidentes dhe Kryeministrit që të mbledhin urgjentisht Këshillin e Sigurisë së Kosovës.

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës vlerëson se situata e krijuar kërkon qasje të përgjegjshme të institucioneve të Kosovës e jo veprime populiste të momentit që mund të sjellin pasoja afatgjata për të ardhmen e vendit.

Partia Demokratike e Kosovës fton të gjithë qytetarët e Kosovës që të ruajnë qetësinë dhe të mos bëhen pjesë e çfarëdo manipulimi apo sjelljeje të dhunshme e cila cenon rendin, ligjin dhe demokracinë në vendin tonë dhe që rrezikon të ketë pasoja afatgjata për shtetin tonë./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Nis aksioni për grumbullimin e mbeturinave inerte në kryeqytet

​Nis aksioni për grumbullimin e mbeturinave inerte në kryeqytet

Dogana ndalon kontrabandimin e 200 kg mish në Glloboçicë

Dogana ndalon kontrabandimin e 200 kg mish në Glloboçicë

Hamza takon kandidatët për deputet, premton kthim të stabilitetit dhe zhvillimit për Kosovën

Hamza takon kandidatët për deputet, premton kthim të stabilitetit dhe zhvillimit për Kosovën

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Ekstradohet nga Kroacia në Kosovë i dyshuari për mashtrim

Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro, arrestohen tre të dyshuar

Arrestohet një person në Gjakovë, dyshohet se sulmoi inspektorin gjatë detyrës

Këto janë çmimet e derivateve për sot

Publikohen çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme

Specialja ua vazhdon paraburgimin Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit

Specialja ua vazhdon paraburgimin Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën