TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​PDK kërkon pezullimin e vendimit të ZRRE-së për daljen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike

nga Tëvë1
28 Maj, 2025
1
A A
​PDK kërkon pezullimin e vendimit të ZRRE-së për daljen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike
Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar pezullim të menjëhershëm të vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për daljen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se në sektorin e energjisë janë bërë keqpërdorime të rënda, për çka tha se duhet të krijohet një task-forcë.

“Publikimi i raporteve zyrtare mbi shitblerjen e energjisë elektrike gjatë vitit të kaluar ka konfirmuar atë që Partia Demokratike e Kosovës ka denoncuar vazhdimisht që nga fillimi i mandatit të qeverisë që tashmë është në detyrë, pra që në sektorin e energjisë janë kryer dhe po kryhen keqpërdorime të rënda që kërkojnë themelimin e një task-force nga Prokuroria Speciale me qëllim hetimin e këtyre krimeve dhe abuzimeve. Me shqetësim të thellë i kemi analizuar të dhënat që dëshmojnë kosto jashtëzakonisht të lartë për bartjen dhe blerjen e energjisë elektrike të realizuara me çmime marramendëse. Për vetëm gjashtë orë përmes një transaksioni të vetëm çmimi i transmetimit u rrit nga 2 në 798 euro për MWh, duke i kushtuar buxhetit të Kosovës prej mbi 1 milion euro në vetëm 6 orë”, tha Tahiri.

Në konferencë për media, Tahiri theksoi se shifrat çmimit të energjisë deri tani, janë rezultat i “ankandeve të kurdisura dhe përfitimeve marramendëse për kompanitë e lidhura me Qeverinë Kurti”.

“Partia Demokratike e Kosovës kërkon auditim të jashtëzakonshëm nga Zyra Kombëtare e Auditimit dhe nga auditorë të jashtëm për të analizuar mënyrën e zhvillimit të ankandeve dhe bazën ligjore, subjektet që kanë përfituar si dhe çmimet edhe shumat e paguara në këtë periudhë. Pezullimi i menjëhershëm i këtij vendimi për të dalë bizneset në treg të lirë deri në një periudhë të përshtatshme kur vërtetë në Kosovë do të krijohen kushtet që të kemi treg të lirë. Sepse tashmë nuk ka treg të lirë sepse është vetëm një ofertues i cili mund t’i furnizojë prodhuesit tanë vendor me energji elektrike. 1 qershori është një ditë, në rast se ky vendim nuk do të pezullohet është një ditë e zezë për ekonominë e vendit tonë, sepse nga ai moment prodhuesit tanë vendor do të shikojnë mundësitë e zhvendosjes së fabrikave të tyre jashtë Kosovës”,deklaroi ish-ministri i Drejtësisë.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri tha se tash e një kohë të gjatë e ka kërkuar vendimin e marrë nga ZRRE.

“Jemi duke e parë mundësinë që ta kemi sa më parë atë vendim të ZRRE-së, ta analizojmë dhe ta dërgojmë në gjykatë dhe të kërkojmë masë të përkohshme, pra mos implementimin e këtij vendimi deri në momentin që të krijohen kushtet që të ketë treg të lirë”, përfundoi Tahiri.

Ky vendim ka nxitur reagime e kundërshtime nga bizneset vendore. Komuniteti i biznesit dhe disa parti politike kanë kërkuar shtyrjen e kërkesës së ZRRE-së për treg të hapur energjetik.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka paralajmëruar se do të nisë betejën ligjore për të kundërshtuar vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, për liberalizimin e shpejtë të tregut të energjisë, pasi siç thuhet është marrë pa një analizë të mirëfilltë dhe pa asnjë konsultim me palët e interesit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

32 dështime në konstituimin e Kuvendit

Auto Draft

Akuza e kundër akuza ndërmjet deputetëve edhe pas 32 tentimesh për konstituim

Rreth 1300 biznese “bllokuan” sheshet kundër vendimit të ZRrE-së

Paralajmërohet mbyllje e bizneseve e largime nga puna pas vendimi të ZRrE-së

Auto Draft

Vazhdon pasivizimi i shqiptarëve në Serbi, Sinani: Në Preshevë ka nis në mas të madhe

Irani thotë se të paktën 224 persona janë vrarë nga sulmet e Izraelit

Irani thotë se të paktën 224 persona janë vrarë nga sulmet e Izraelit

Raportohet se Irani ka arrestuar 2 agjentë të dyshuar të Mossad-it me 200 kg eksploziv

Raportohet se Irani ka arrestuar 2 agjentë të dyshuar të Mossad-it me 200 kg eksploziv

Auto Draft

32 dështime në konstituimin e Kuvendit

Auto Draft

Akuza e kundër akuza ndërmjet deputetëve edhe pas 32 tentimesh për konstituim

Shefi i inteligjencës së IRGC-së dhe dy gjeneralë iranianë vriten në sulmet izraelite

Shefi i inteligjencës së IRGC-së dhe dy gjeneralë iranianë vriten në sulmet izraelite

Ministri iranian akuzon Izraelin për sulm të qëllimshëm ndaj ndërtesës së Ministrisë së Jashtme

Ministri iranian akuzon Izraelin për sulm të qëllimshëm ndaj ndërtesës së Ministrisë së Jashtme

Von der Leyen: Situata humanitare në Gaza është e papranueshme

Von der Leyen: Situata humanitare në Gaza është e papranueshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X