TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

PDK kërkon nga Osmani emërimin e anëtarit të dytë në KQZ

by teve1
2 orë ago
1
A A
PDK sot zgjedh kryetarin e ri

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mirëpritur aktvendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese përmes të cilit është shpallur e papranueshme kërkesa për konflikt kompetencash ndërmjet Presidentes dhe grupeve parlamentare.

Sipas PDK-së, ky vendim qartëson rendin kushtetues dhe përcakton rolet e institucioneve në procesin e emërimeve në institucionet e pavarura, duke i dhënë fund paqartësive të deritashme.

Në këtë kontekst, PDK i ka bërë thirrje Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, që të procedojë pa vonesë me emërimin e anëtarit të dytë të kësaj partie në Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në përputhje me Kushtetutën dhe praktikën institucionale.

Partia opozitare ka theksuar se çdo vonesë e mëtejshme në këtë proces është e pajustifikueshme dhe mund të ndikojë negativisht në funksionimin normal të institucioneve zgjedhore.

“Respektimi i Kushtetutës dhe garantimi i përfaqësimit të drejtë politik në KQZ janë obligime për të gjitha institucionet përgjegjëse,” thuhet në reagimin e PDK-së.

Në fund, PDK ka ritheksuar përkushtimin e saj për forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe funksionimin efektiv të institucioneve në vend.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka shpallur të papranueshme kërkesën e Presidentes Vjosa Osmani, e cila kishte kërkuar sqarime lidhur me emërimin e anëtarëve të Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Kushtetuese e shpall të papranueshme kërkesën e Vjosa Osmani për çështjen e KQZ-së

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohen në Skenderaj pesë persona të dyshuar për krime lufte

Prokuroria Speciale: Vazhdojnë hetimet ndaj Shkelzen Gashit për ekspozitën në Prishtinë

Milanoviq: Nuk ka kushte që Vuçiq të vijë në Kroaci, e anuloj samitin Brdo-Brioni

Milanoviq: Nuk ka kushte që Vuçiq të vijë në Kroaci, e anuloj samitin Brdo-Brioni

Presidentja ndan mbi 200 dekorata – nesër nderohet edhe Kombëtarja e futbollit

Presidentja ndan mbi 200 dekorata – nesër nderohet edhe Kombëtarja e futbollit

Cakolli: Gjykata Kushtetuese mbylli diskutimin për përbërjen e KQZ-së

Cakolli: Gjykata Kushtetuese mbylli diskutimin për përbërjen e KQZ-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën