Shefi i Grupit Paralamnetar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kërkuar që të përkrahet nisma e tyre nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, për shpërndarjen e Kuvendit.
Ai ka thënë se aktualisht nuk ka një koordinim mes grupeve paralamnetar për mënyrën e dërgimit të vendit në zgjedhje.
“Jemi në një situatë ku nuk kemi një dakordim mes grupeve parlamentare që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Jemi në komunikim intensiv me gjitha grupet parlamentare. Është mirë që bashkëpunimin me opozitën ta konkretizojmë me një seancë, javën e ardhshme .Shtatori duhet të na gjejë me qeveri të re që së pari ta heqim nga sanksionet”, ka thënë Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, raporton teve1.info.
Ai ka thënë se nëse zgjedhjet nuk mbahen më së largu më 7 korrik, më s’ka logjikë të ketë zgjedhje të parakohshme.