TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PDK-ja kërkon rezolutë për Gjykatën Speciale në seancën e parë të legjislaturës së re

by Tëvë1
9 muaj ago
4
A A
PDK-ja kërkon rezolutë për Gjykatën Speciale në seancën e parë të legjislaturës së re

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, dhe deputeti Përparim Gruda kanë prezantuar një rezolutë për procesin në Gjykatën Speciale, e cila do të kërkohet të miratohet në seancën e parë të punës së Kuvendit të Kosovës. Ata e kanë quajtur këtë rezolutë të hartuar nga ekspertë të pavarur dhe e kanë paraqitur atë në një konferencë për media, pak para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit.

Gruda ka dhënë detaje për përmbajtjen e rezolutës, duke theksuar se ajo kërkon që procesi në Hagë ndaj krerëve të luftës të kthehet në binarët e standardeve evropiane, me qëllim që të sigurohet një gjykim i drejtë dhe i paanshëm. Ai ka shtuar se kërkesa për një gjykim të drejtë është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, Konventën Evropiane dhe praktikat e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

“Rezoluta kërkon që procesi në Hagë të kthehet në binarë për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm, sipas standardeve ndërkombëtare dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe praktikat e Gjykatës Evropiane,” ka thënë Gruda.

Ai gjithashtu ka theksuar se kërkohet që Dhomat e Specializuara të Hagës, ku po zhvillohet procesi ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së, të sigurojnë që Avokati i Popullit të luajë rolin e tij të përcaktuar për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe të drejtat e të akuzuarve.

Kjo rezolutë është propozuar në një kohë kur në Hagë po zhvillohet fjala e mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili akuzohet për krime lufte gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Tags: pdkPërparim GrudaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

30 vjet burgim për të akuzuarin për vrasjen e rëndë në Prizren

30 vjet burgim për të akuzuarin për vrasjen e rëndë në Prizren

IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor në Vërmicë për keqpërdorim të pozitës

IPK nis hetimet për mënyrën si Policia i trajtoi raportimet e Arlinda Zekajt

Maqedonci: Ligji për industrinë e mbrojtjes synohet të miratohet në Kuvend në janar

Maqedonci: Ligji për industrinë e mbrojtjes synohet të miratohet në Kuvend në janar

Dy të dyshuar për krime lufte arrestohen nga Policia dhe Prokuroria Speciale

Tensione në Kuvendin e Shqipërisë, miratohen projektligjet mes tymit dhe flakadanëve

Tensione në Kuvendin e Shqipërisë, miratohen projektligjet mes tymit dhe flakadanëve

“Mesditë”- 29.10.2026

“Mesditë”- 29.10.2026

IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor në Vërmicë për keqpërdorim të pozitës

IPK nis hetimet për mënyrën si Policia i trajtoi raportimet e Arlinda Zekajt

Maqedonci: Ligji për industrinë e mbrojtjes synohet të miratohet në Kuvend në janar

Maqedonci: Ligji për industrinë e mbrojtjes synohet të miratohet në Kuvend në janar

Dy të dyshuar për krime lufte arrestohen nga Policia dhe Prokuroria Speciale

Dy të dyshuar për krime lufte arrestohen nga Policia dhe Prokuroria Speciale

Shqipëria kufizon pagesat me para në dorë: Nuk lejohen më transaksione mbi 500 mijë lekë

Shqipëria kufizon pagesat me para në dorë: Nuk lejohen më transaksione mbi 500 mijë lekë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën