TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PDK i dërgon sërish letër Deharit: Thirreni vazhdimin e seancës konstituive për nesër në ora 11:00

by Tëvë1
2 muaj ago
2
A A
​Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së 10-të

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka dërguar sërish letër kryesuesit të seanccës konstituive, Avni Deharit për vazhdimin e seancës për konstituimin e Kuvendit.

Çitaku i ka kërkuar Deharit që ta thërrasë vazhdimin e seancës konstituive për nesër në orën 11:00.

“I nderuar z. Dehari, Në cilësinë tuaj si kryesues i seancës konstituive sipas moshës, në përputhje me Nenin 9 të Rregullores së Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në emër të deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, kërkojmë nga ju që të përmbushni obligimin tuaj kushtetues dhe procedural dhe që, më 20 gusht 2026, në ora 11.00, të thirrni vazhdimin e seancës konstituive, ashtu siç kërkohet edhe me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e PDK-së dërguar Deharit.

Moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar “tashmë ka krijuar një situatë të rëndë të shkeljes së Kushtetutës dhe të mosrespektimit të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në letër. “Mosrespektimi i afateve dhe procedurave të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit vetëm sa e thellon më tej këtë situatë”.

“Duhet të keni parasysh se, sipas jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht tejkalimit të afatit kushtetues, Kuvendi duhet të konstituohet. Shkelja e afatit nuk e shuan detyrimin për konstituimin e tij. Prandaj, duke e thirrur vazhdimin e seancës konstituive, ju keni mundësinë dhe detyrimin që të parandaloni një shkelje të radhës dhe të mundësoni vazhdimin e procesit të konstituimit të Kuvendit”, thuhet në letrën e PDK-së.

Ajo ka thënë se përgjegjësia e Deharit është mundësimi dhe vazhdimi i seancës deri në konstituimin e Kuvendit.

“Ju rikujtojmë se roli juaj si kryesues i seancës konstituive sipas moshës është i përcaktuar dhe i kufizuar nga Kushtetuta, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit. Përgjegjësia juaj është të mundësoni zhvillimin dhe vazhdimin e seancës deri në konstituimin e Kuvendit. Nuk është në kompetencën tuaj që, mbi bazën e vlerësimeve apo konsideratave politike, të vendosni nëse dhe kur duhet të vazhdojë procesi i konstituimit të Kuvendit. Vlerësimet dhe negociatat politike u takojnë forcave politike dhe ato mund e duhet të zhvillohen vetëm brenda kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës, të cilën të gjithë jemi të obliguar ta respektojmë”, thuhet në letrën e PDK-së.

“Për këtë arsye, ju kërkojmë që, pa vonesa të mëtejshme, të thirrni vazhdimin e seancës konstituive më 20 gusht 2026, në ora 11.00, dhe të mundësoni ushtrimin e mandatit kushtetues të deputetëve të zgjedhur të Republikës së Kosovës”, thuhet në fund të letrës dërguar Deharit./teve1.info/

Tags: Konstituimi i Kuvenditleter deharitpdkTeve1thirrje per seance
ShareTweet

Postime të ngjashme

Qeveria njofton mbledhje në ora 12:00, ndërsa Kuvendi tenton konstituimin për herë të 38-të

Më pak se dy orë para skadimit të afatit për presidentin, Qeveria mban mbledhje dhe miraton disa vendime

Kurti pyetet nëse ka biseduar me Justina Shiroka-Pulën të cilën e propozoi për presidente, kjo është përgjigjja

Kurti pyetet nëse ka biseduar me Justina Shiroka-Pulën të cilën e propozoi për presidente, kjo është përgjigjja

Mustafa: Ligji për Dhomat e Specializuara nuk është për pazare politike – nuk mund të bëhet “ti mua presidentin, unë ty ligjin”

Mustafa: Ligji për Dhomat e Specializuara nuk është për pazare politike – nuk mund të bëhet “ti mua presidentin, unë ty ligjin”

Kurti propozon Justina Shiroka-Pulën për presidente

Kurti – opozitës: Ju keni qef me ua themelu Zajednicën, por Zajednica nuk kalon

Kurti thërret përsëri konferencë, kësaj radhe nga Kuvendi

Protestuesit hedhin mjete piroteknike, organizatorët bëjnë thirrje të mos sulmohet policia

Protestuesit hedhin mjete piroteknike, organizatorët bëjnë thirrje të mos sulmohet policia

Zulfaj: Nëse shkojmë në zgjedhje, rrezikojmë të humbim afër 90 milionë euro

Zulfaj: Nëse shkojmë në zgjedhje, rrezikojmë të humbim afër 90 milionë euro

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën