TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

PDK: Ftojmë të gjithë deputetët ta votojnë nesër Projektligjin për Trustin

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
PDK: Ftojmë të gjithë deputetët ta votojnë nesër Projektligjin për Trustin

Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu lidhur me këtë çështje ka kritikuar Qeverinë Kurti për zvarritje të trajtimit të projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale, që do të mundësojë tërheqjen e 10 deri në 30 për qind të kursimeve, varësisht nga të hyrat e individëve.

“Nesër  është dita 100-të prej kur ne e kemi dorëzuar projektligjin për Trustin ne Kuvend. Pushteti i Albin Kurti në vazhdimësi e ka shtyrë trajtimin e këtij projektligji, duke shkelur edhe rregulloren e punës së Kuvendit të Kosovës. Kjo shtyrje është bërë me qëllim që të ushtrohet presion mbi deputetët për të mos e votuar një kërkesë të qytetarëve që ju mundëson tërheqjen e mjeteve nga Trusti. Derisa miratimi i Projektligjit për Trustin është shtyrë plot 100 ditë, kriza ekonomike ka shkuar duke u thelluar edhe më shumë”, tha Haxhiu.

Ai tha se me miratimin e këtij projektligji përfitojnë rreth 700 mijë qytetarë që kanë kursime në Trust, ndërsa propozoi që Qeveria përmes buxhetit të shtetit të mbështesë me nga 100 euro në vazhdimësi rastet sociale, të papunët dhe pensionistët, deri në hartimin e përbashkët të reformës pensionale.

“Andaj, si deputet në emër të PDK-së, ftoj të gjithë deputetët, pa dallim, pozitë dhe opozitë që ta mbështesin me votë Projektligjin për Trustin, ata janë përfaqësues të qytetarëve,  të zgjedhur me votë nga qytetarët dhe duhet të votojnë për kërkesën e qytetareve që ju mundëson tërheqjen e mjeteve nga Trusti. Pas publikimit te deklarimit të pasurisë  e kemi parë që shumë politikanë dhe familjarët e tyre  kanë tërhequr vetë mjetet nga Trusti, dhe është e pamoralshme që këtë t’ua  ndalojnë tani qytetarëve.”, tha ai.

Ndërkaq, anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Safete Hadërgjonaj tha se kjo qeverisje mashtruese dhe pa alternativë, çdo ditë po e varfëron qytetarin e Republikës së Kosovës.

“Në këtë situatë ku Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të lehtësuar jetën e qytetarëve, e vetmja zgjidhje për qytetarët ka mbetur tërheqja e mjeteve të kursimit në Fondin e Kursimeve Pensionale. Ne do të donim që Qeveria në këtë periudhë krize, kur çdo ditë ka rritje të çmimeve të ndërmerrte veprime urgjente për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve, por kjo nuk po ndodhë.”, theksoi Hadergjonaj.

Tags: pdkProjektligjin për Trustin
ShareTweet

Postime të ngjashme

FSK përfundon kursin “Combat Life Saver” për përgatitjen mjekësore të personelit ushtarak

FSK përfundon kursin “Combat Life Saver” për përgatitjen mjekësore të personelit ushtarak

Margetiq: Vuçiq dhe BIA po promovojnë shfuqizimin e Kishës Ortodokse Serbe në Kroaci

Margetiq: Vuçiq dhe BIA po promovojnë shfuqizimin e Kishës Ortodokse Serbe në Kroaci

Durmishi thotë se rruga “Mon Balaj” nuk është në përgjegjësi të ministrisë

Durmishi thotë se rruga “Mon Balaj” nuk është në përgjegjësi të ministrisë

OSBE kërkon nga Kuvendi i Kosovës të zgjedhë sa më parë anëtarët e rinj e Bordit të RTK-së

Pas Ankesës së Listës Serbe ndaj KQZ-së, OSBE: Do vazhdojmë të monitorojmë nga afër zhvillimet

FSK përfundon kursin “Combat Life Saver” për përgatitjen mjekësore të personelit ushtarak

FSK përfundon kursin “Combat Life Saver” për përgatitjen mjekësore të personelit ushtarak

Ylli forcohet me amerikanin Conger

Ylli forcohet me amerikanin Conger

Berisha pritet ti bashkohet Sturmit

Berisha mbetet në Gjermani, firmos me Kaiserslauternin

Margetiq: Vuçiq dhe BIA po promovojnë shfuqizimin e Kishës Ortodokse Serbe në Kroaci

Margetiq: Vuçiq dhe BIA po promovojnë shfuqizimin e Kishës Ortodokse Serbe në Kroaci

Dalin bisedat e Lajçak me Epstein – komente për gratë dhe takimi me Lavrov

Dalin bisedat e Lajçak me Epstein – komente për gratë dhe takimi me Lavrov

Granit Xhaka do të mungoj së paku tri javë te Sunderlandi

Sunderlandi pa Xhakën kundër Burnleyt

Gallapeni e nis me fitore te Lodzi

Gallapeni drejt Serie A, Lodzi cakton çmimin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën