TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PDK e Aleanca kthehen në Kuvend, kërkojnë konstituimin

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Aleancës, u kthyen sërish në sallën plenare pas 48-orësh. Edhe këtë herë i bën thirrje deputetit më të vjetër ta thirr seancën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Por, vetëm njëri nga këta deputet, u kujtua të “nënshkruhej”.

by Lindrit Zejnullahu
3 javë ago
0 0
A A

Sallën plenare iu drejtuan edhe një herë pas 48-orësh.

Por, vetëm njëri nga deputetët e PDK-së, të martën u kujtua për t’u nënshkruar.

Në këtë formë, deputeti Elmi Reçica, përmes shakasë e improvizoi se si do duhej të niste një seancë e rregullt për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

E pikërisht kjo ishte edhe kërkesa e partisë më të madhe opozitare në vend.

Këtyre të martën, iu bashkuan edhe dy deputetë të Aleancës.

Kur të gjithë i zunë vendet e tyre, fjalën e mori deputetja e PDK-së, Besa Kabashi Ramaj.

“Asnjë fitore zgjedhore nuk i jep askujt të drejtën të vendos vetën mbi Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Asnjë lider nuk është mbi shtetin, asnjë parti nuk është mbi Kosovë. Ajo që po ndodh këtu është një krizë shtetërore e shkaktuar nga partia të cilës qytetarët ia kanë dhënë përgjegjësinë për t’i konstituar institucionet. Por që në realitet ka vendosur ta mbaj shtetin tonë peng”, tha Kabashi –Rama.

E nga Aleanca, u tha se do t’i ofrojnë votat e tyre për presidentin e ri.

Por për këtë, sipas Besnik Tahirit, duhet plotësuar disa kushte.

“Si Aleancë jemi pro konstituimit të Kuvendit dhe pro zgjedhjes së presidentit. Ne do t’i ofrojmë shtatë votat tona në këmbim, jo të pjesëmarrjes në qeveri, por të miratimit të gjashtë pikave. Këto gjashtë pika kurrë nuk janë diskutuar. Letrat që janë dërguar në parti kanë qenë tentim për të na futur në diskursin e tij politik për benefite të tij, por që nuk kemi pranuar”, u shpreh ai.

E pas kësaj seance të improvizuar, deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, doli në konferencë për media.

Nga këtu, të njëjtën kërkesë ia drejtuan kryeministrit në detyrë.

“Kanë kaluar 555 ditë nga zgjedhjet e shkurtit të vitit 2025. 555 ditë, nga kjo sallë, nga kjo foltore, ne flasim për pozita e poste të pushtetarëve e na pamundësohet që të flasim për brengat dhe hallet e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Kosova ka nevojë për institucione dhe vendi është këtu, në këtë sallë, e ftojmë sërish deputetin Kurti, deputeten Haxhiu dhe të gjithë deputetët e tjerë që po i mbajnë peng të vijnë në sallë të konstituojnë Kuvendin dhe të ecim tutje”, u shpreh ajo.

E krejt kjo situatë, sipas Aleancës, po i shkon për shtati Lëvizjes Vetëvendosje.

“Rasti i 12 gushtit po ashtu tregon që 18 komisione të reja janë themelu për me i kapë 18 Agjenci, respektivisht 17 dhe 1 sekretar të përgjithshëm. Pra logjika është përmes të qenurit në ZKM pa mbikëqyrje të Kuvendit, pa mbikqyrje të komisioneve përkatëse, Komisionit të AKI-së, për çka po ndodhë në aspektin e sigurisë, komisionit legjislativ me pa se çka po ndodhë te emërimi i sundimit të ligjit, Prokuroria dhe Gjykata”, tha Besnik Tahiri.

Ndryshe, PDK bëri të ditur se më të njëjtën kërkesë do të mblidhen sërish në sallën plenare pas 48-orësh, sipas tyre, siç kërkohet nga Rregullorja e Kuvendit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoti: Bashkë në ‘Marshin për Liri’, historia s’mund të rishkruhet

Hoti: Bashkë në ‘Marshin për Liri’, historia s’mund të rishkruhet

Kongresmeni Wilson: Rusia rekruton dhe trajnon operacione terroriste në Serbi

Kongresmeni Wilson: Rusia rekruton dhe trajnon operacione terroriste në Serbi

Kim Mehmeti parashikon përshkallëzim të situatës në Maqedoninë e Veriut

Kim Mehmeti parashikon përshkallëzim të situatës në Maqedoninë e Veriut

BSPK thërret punëtorët t’i bashkohen “Marshit për Liri”

BSPK thërret punëtorët t’i bashkohen “Marshit për Liri”

Hoti: Bashkë në ‘Marshin për Liri’, historia s’mund të rishkruhet

Hoti: Bashkë në ‘Marshin për Liri’, historia s’mund të rishkruhet

Xani: Gjithçka që ka ndodhur sot është një kalkulim për ta dërguar edhe një herë vendin ne zgjedhje

Xani: Gjithçka që ka ndodhur sot është një kalkulim për ta dërguar edhe një herë vendin ne zgjedhje

Celina e shënon golin e parë në futbollin arab

Celina e shënon golin e parë në futbollin arab

Kosova fiton medaljen e dytë të artë në Kampionatin Evropian

Kosova fiton medaljen e dytë të artë në Kampionatin Evropian

Kongresmeni Wilson: Rusia rekruton dhe trajnon operacione terroriste në Serbi

Kongresmeni Wilson: Rusia rekruton dhe trajnon operacione terroriste në Serbi

Kim Mehmeti parashikon përshkallëzim të situatës në Maqedoninë e Veriut

Kim Mehmeti parashikon përshkallëzim të situatës në Maqedoninë e Veriut

BSPK thërret punëtorët t’i bashkohen “Marshit për Liri”

BSPK thërret punëtorët t’i bashkohen “Marshit për Liri”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën