TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

PDK e AAK e konsiderojnë Qeverinë Kurti si “Shkelës të Kushtetutës”

nga TËVË 1
2 Prill, 2023
0
A A
Qeveria ndryshon pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Deputet e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kanë akuzuar Qeverinë Kurti dhe si shkelës të Kushtetutës.

Sipas tyre, pavarësisht që Gjykata Kushtetuese është duke i rrëzuar ato ligje pasi janë anti-kushtetues, qeveria po i konteston vendimet e saj, e të cilat po konsiderohen si të rrezikshme për demokracinë.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka thënë se Kushtetutën e vendit janë duke e shkelura që nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti e po ashtu edhe një pjesë e ministrave.

Berisha ka shtuar se kjo qeveri është duke ju mbivendosur të gjitha këtyre institucioneve publike.

“Nëse i referoheni vendimit ligjit të fundit të cilin e rrëzoi Gjykata Kushtetuese, atëherë unë ju sugjeroj që ta shihni këtë kundërshtim të ministres së Drejtësisë që nuk është i pari reagim i saj që është ndesh me Kushtetutën. Ta shini pastaj që nga niveli i presidentes që është recidiviste në disa shkelej në Kushtetutë, është kryeministri, janë ministrat deri të kjo e fundit ministrja e drejtësisë, të cilët më këtë po tregojnë se të gjithë mekanizmat e funksionimi të shtetit dhe të institucionit më të lartë të mbrojtjes së ligjshmërisë dhe Kushtetutës, pra të drejtës së interpretimit të vendimeve politike dhe ligjore që e ka gjykata Kushtetuese, duan të ju mbivendosen, këta politikisht i janë mbivendosur të gjitha këtyre institucioneve dhe i shohin nga prizmi i kornizave partiake edhe vetë funksionimin e shtetit, institucioneve edhe ligjeve”, tha ai.

Berisha tha se Gjykatën Kushtetuese po dëshirojnë që të sjellin në një pozicion që duhet të marrë vendime të imponuara nga politika, e që sipas tij kjo do ta defunksionlaizoj shtetin.

Ai theksoi se disa ministra të qeverisë Kurti po e kapin shtetin e që kjo sipas tij nuk ndodh as në vendet ku nuk ka demokraci dhe me këtë rast ai potencon se kjo sjellje e tyre është mendësi tipike komuniste

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrija, ka thënë se praktik e Vetëvendosjes është që në emër të çkapjes se shtetit ta kapin atë. Sipas kjo qeveri ka kapur edhe bordet e institucioneve publike.

“Tendenca e kapjes së shtetit në emër të ç’kapjes po shihet tash se është praktikë e Lëvizjes Vetëvendosje, sepse kanë ardhur në pushtet në emër të  ç’kapjes, në emër të luftimit të krimit dhe korrupsionit. Dhe në fakt nëse e shohim raportin e DASH-it, i cili potencon me plotë herë që e përsërit që në Kosovë ka krim dhe korrupsion po që nuk po luftohet nga qeveria dhe ne kemi rastet e njohura për publikun që ndoshta veç moralisht është dashur të dorëhiqen apo të shkarkohen në mënyrë që ti dhurojnë edhe udhe drejtësisë, por nuk po ndodh në këtë qeveri. Të mos flasim për kapjen e bordeve dhe krejt institucioneve të pavarura”, tha ajo për EO.

Kadrijaj shtoi se ligjet e proceduara nga qeveri po shpallen anti kushtuese nga Gjykata Kushtetuese, ajo ka përmendur rastin e fundit të për Këshillin Gjyqësorë, ku sipas saj qeveri ka tendencë që të kap sistemin e drejtësisë.

“E kemi potencuar gjatë këtyre amendamenteve të këtyre ligjeve që janë anti kushtetuese, kemi potencuar gjatë debateve që e kemi bë në Kuvend, po megjithatë duke e ditur që qeveria e ka shumicën e votave në parlament i ka votuar dhe si tendencë e vetmja alternativ e opozitës ka qenë që ti dërgojë në Gjykatën Kushtetuese për Interpretim. Dhe po e shihni se Gjykata Kushtetuese po i kthen prapa si anti Kushtetuese këto ligje. Dhe e kemi rastin e fundit për Këshillin Gjyqësorë sepse është tendencë e kësaj qeveri që me e kap edhe sistemin e drejtësisë që është një sistem  i pavarur që qeveri nuk guxon të ndikoj. Ne do ta monitorojmë punën e qeverisë edhe si deputet dhe si komisione parlamentare, do ta shikojmë punën e qeverisë me llup dhe nuk do të hezitojmë që ta bëjmë publike”, tha ajo.

 

Tags: AAKpdkQeveria
ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Kurti t’i bëjë lëshimet e duhura, në interes të tij dhe vendit është formimi i qeverisë

Spahiu: Kurti t’i bëjë lëshimet e duhura, në interes të tij dhe vendit është formimi i qeverisë

Gjobitet një qytetar për vozitje të rrezikshme me motoçikletë në Istog

Gjobitet një qytetar për vozitje të rrezikshme me motoçikletë në Istog

Auto Draft

Ekskluzive, Zeqaj: Ka diskutime për një koalicion mes LVV dhe PDK

Sipas Shkodrës çelësi për ngërçin politikë është vetëm Kurti  

Sipas Shkodrës çelësi për ngërçin politikë është vetëm Kurti  

Betisi i bashkohet Chelseat në finale të Ligës së Konferencës

Betisi i bashkohet Chelseat në finale të Ligës së Konferencës

Spahiu: Kurti t’i bëjë lëshimet e duhura, në interes të tij dhe vendit është formimi i qeverisë

Spahiu: Kurti t’i bëjë lëshimet e duhura, në interes të tij dhe vendit është formimi i qeverisë

Gjobitet një qytetar për vozitje të rrezikshme me motoçikletë në Istog

Gjobitet një qytetar për vozitje të rrezikshme me motoçikletë në Istog

Policia arreston dy persona dhe konfiskon sasi të substancave narkotike në vlerë 3 mijë euro

Policia arreston dy persona dhe konfiskon sasi të substancave narkotike në vlerë 3 mijë euro

Chelsea në finale të Ligës së Konferencës, pret Fiorentinën apo Betisin

Chelsea në finale të Ligës së Konferencës, pret Fiorentinën apo Betisin

Info Nata – 08.05.2025

Info Nata – 08.05.2025

Finale angleze në Europa League, Manchester United kundër Tottenham Hospur

Finale angleze në Europa League, Manchester United kundër Tottenham Hospur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X