TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PDK dhe Aleanca në fazë të re, Hamza thotë se do të veprojnë që ligjshmëria të rikthehet

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca kanë paralajmëruar që do të kenë një fazë të re opozitarizmi në drejtim të pushtetit për të kërkuar që ligjshmëria të respektohet. Lideri i PDK-së, Bedri Hamza tha se Vetëvendosje i ka shkelur edhe afatet e veta që i ka vendosur. Paralajmërojnë veprime më tutje.

by Fetije Kamberi
3 javë ago
2 0
A A

Për çdo 48 orë, kanë ardhur në Kuvendin e Kosovës.

Por këtë të shtunë, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca po vijnë për herë të fundit me këtë lloj aksioni.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza tha se tash e tutje, do të kalojnë në veprime tjera.

“Nga sot fillon një fazë tjetër. Një fazë në të cilën Partia Demokratike e Kosovës nuk do të mjaftohet vetëm duke kërkuar që ligjshmëria të respektohet. Do të veprojmë. Me përgjegjësi. Me vendosmëri. Me të gjitha mjetet demokratike dhe institucionale që na i jep rendi kushtetues i Republikës së Kosovës. Ne kemi kërkuar që ligjshmëria të respektohet. Nga sot, do të veprojmë që ligjshmëria të rikthehet”, theksoi Bedri Hamza.

Hamza pati kritika edhe për thirrjen e vazhdimit të seancës konstituive për datën 9 shtator.

“Tash, vazhdimi i seancës konstituive është thirrur për 9 shtator, pas afatit prej 30 ditëve që e ka përcaktuar vetë Vetëvendosje. Por Kuvendi i Kosovës nuk mund të presë derisa një parti t’i përfundojë kalkulimet e veta. Kuvendi është institucion i Republikës së Kosovës”, pohoi Hamza.

E deputeti i Aleancës, Burim Ramadani përveç Kurtit, kritika pati edhe për  kryesuesin e seancës konstituive, Avni Deharin.

“Ne e kemi të qartë që Dehari si kryesues gjatë kësaj kohe ka vepruar si vegël e drejtpërdrejtë e Albin Kurtit. Në vazhdimësi nga 7 gushti deputetët e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes janë në shkelje të betimit të deputetit për mbrojtje kushtetutshmërisë e ligjshmërisë në Kosovë. Kosova ka demokraci e duhet ta mbrojë demokracinë. Aleanca bashkë me PDK-në e gjithë qytetarët që e duan Kosovën dhe shtetin e Kosovës, do të veprojë në mbrojtje të demokracisë, kushtetutshmërisë e ligjshmërisë”, theksoi Burim Ramadani.

Seanca për vazhdimin e konstituimit të Kuvendit është thirrur për të mërkurën, më 9 shtator.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti për ditën e shtunë, temperaturat deri në 18 gradë

Çollaku: Ramush Haradinaj mund ta kryejë shumë mirë rolin e presidentit të Kosovës

Çollaku: Ramush Haradinaj mund ta kryejë shumë mirë rolin e presidentit të Kosovës

Behrami: Shkeljet ndaj krerëve të UÇK-së të adresohen në Strasburg, jashtë ndikimit të BE-ë

Behrami: Shkeljet ndaj krerëve të UÇK-së të adresohen në Strasburg, jashtë ndikimit të BE-ë

Gani Geci e propozon Anton Qunin për president të Kosovës

Zidane debuton me fitore në krye të Francës, triumfon në udhëtim ndaj Turqisë

Italia e nis me humbje në Ligën e Kombeve, Belgjika triumfon në Romë

Italia e nis me humbje në Ligën e Kombeve, Belgjika triumfon në Romë

Kurti kërkon mbështetjen e Danimarkës për statusin kandidat të Kosovës në BE

Kurti kërkon mbështetjen e Danimarkës për statusin kandidat të Kosovës në BE

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën