TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PDK: Dështimi i MASHT-it me tekste shkollore, po i dëmton fëmijët, prindërit dhe buxhetin e shtetit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
PDK: Dështimi i MASHT-it me tekste shkollore, po i dëmton fëmijët, prindërit dhe buxhetin e shtetit

Drejtorët e Arsimit nga radhët e PDK-së në nivel komunal, kanë mbajtur sot një konferencë për media në të cilën kanë shprehur pakënaqësinë e madhe me propozimin e fundit të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci në lidhje me furnizimet me tekstet shkollore për nxënës.

Drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka thënë se çdo ditë e më shumë po e shohim që Qeveria dhe Ministria e Arsimit janë të ‘paafta’ të çojnë përpara çfarëdolloj politike arsimore.

Sipas saj, propozimi i ri i Ministrisë së Arsimit për rimbursimin e prindërve për blerjen e librave është shembulli i fundit dhe më i freskët i keq-qeverisjes në arsim, ashtu si edhe në sektorët tjerë.

“Tentativat për të fshehë dështimin në arsim me arsyetime e fshehje pas gabimeve të së kaluarës duhet të marrin fund. Gabimet nuk përmirësohen me gabime më të mëdha. Prindërit gjithandej nëpër Kosovë janë tejet të shqetësuar me situatën e re e cila pritet të krijohet – ku edhe shtatori i dytë nën qeverisjen Kurti po i gjenë nxënësit me probleme për të nisur vitin shkollor”, ka thënë Musmurati.

Më tutje, ajo ka thënë se mbi 300 mijë familje kosovare do të detyrohen t’i blejnë librat për fëmijët e tyre – të pasigurt nëse ndonjëherë do t’u rimbursohen ato të holla, apo nëse ato do të jenë të mjaftueshme për të blerë librat.

“Në vend se Qeveria t’a zvogëlojë barrën financiare të shkollimit të fëmijëve prindërve kosovarë, ajo po kontribuon që të dëmtohen financiarisht edhe prindërit, po edhe vetë buxheti i shtetit. Ministria e Arsimit po përpiqet që dështimin e tyre për furnizim të nxënësve me libra ta mbulojë me arsyetime e improvizime”, ka thënë Musmurati.

Ajo ka thënë se nga ky veprim i Ministrisë, do të ketë të paktën tri pasoja të mëdha të cilat do t’i vuajnë nxënësit dhe prindërit. “E para, vendimi i ministres Nagavci do të prodhojë vonesa dhe mësimi do të fillojë pa tekste shkollore. Së dyti, ky vendim i Qeverisë Kurti do të prodhojë humbje efektive të mësimit. Së treti, do të ketë shpenzime edhe më të larta për prindërit dhe vetë shtetin e Kosovës”, ka thënë Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës.

Musmurati ka thënë se të gjithë e dinë se mësimi fillon me 1 shtator, andaj, e gjithë kjo situatë është pasojë e keqmenaxhimit të dikasterit nga ana e Ministres Nagavci.

“Në asnjë variant, çmimi i blerjes së librave me pakicë nuk do të jetë më i ulët se blerja me shumicë. Prandaj, çmimi i librave do të rritet, dhe atë barrë të shtuar financiare do ta paguajnë prindërit. Rrjedhimisht, Ministrja Nagavci ka anuluar një proces kinse për të kursyer buxhetin, por e ka zëvendësur atë me një proces që kushton shumëfish më shumë. Edhe pse Qeveria e arsyeton këtë veprim duke e quajtur “luftë kundër monopoleve”, në fakt ajo po i shpërblen ato që ajo i quan monopole me çmime shumëfish më të larta”, ka thënë ajo.

Musmurati ka treguar se libri i abetares, esencial për nxënësit e klasës së parë, me shumicë, Ministria vitin e kaluar e ka blerë me rreth 7 euro, kurse me pakicë prindërit do ta blejnë nëpër librari me 11 euro. Kjo do të thotë për çdo abetare të blerë, prindërit do të paguajnë 4 euro më shumë. Po ashtu, libri Shoqëria dhe Mjedisi për klasat e treta është blerë vitin e kaluar me rreth 6 euro nga Ministria, ndërsa çmimi i librit të njëjtë në librari për prindërit është rreth 8 euro. Prapë prindërit do të paguajnë më shtrenjtë sesa Ministria.

“Me një kalkulim bazik, kjo do të thotë që në mesatare, mbi 20% më shtrenjtë do të paguajnë prindërit, rrjedhimisht, me një përqindje të tillë do të dëmtohet buxheti i shtetit. Pra, do të ketë vonesa, humbje të mësimit dhe rritje të çmimeve”, ka thënë Musmurati.

Në fund, Drejtoresha e Arsimit nga radhët e PDK-së në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka thënë se kjo qasje e Ministrisë është recetë për rrëmujë dhe kaos që do t’i jep një tjetër goditje sektorit të arsimit, e jo reformë e mirëfilltë që ofron zgjidhje për problemet dhe sfidat në këtë sektor.

“Prandaj është e domosdoshme që Ministria e Arsimit që të sigurojë sa më parë librat shkollorë, që mësimi të fillojë në kohë, e që humbjet e orëve të mos përsëriten sikur vitin e kaluar. Barrën e keqmenaxhimit të ministrisë do ta bartin nxënësit në mësim-nxënie dhe prindërit në financim të librave”, ka përfunduar ajo.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nis ndrëtimi i fabrikës për prodhimin e municioneve

Nis ndrëtimi i fabrikës për prodhimin e municioneve

Kurti: Ne nuk kemi pasur nevojë për një fitore tjetër, por opozita ka nevojë për një humbje

Kurti: Ne nuk kemi pasur nevojë për një fitore tjetër, por opozita ka nevojë për një humbje

Si shkojnë informacionet policore të Kosovës në Serbi?

Gjendet në Deçan personi i raportuar i zhdukur në Leposaviç

Zëdhënësi i KQZ-së: Të dhënat e regjistrimit të popullsisë dhe të listës votuese nuk mund të barazohen

Serbia sërish tenton të ndërhyjë në zgjedhjet në Kosovë, kërkon vota për Listën Serbe

Nis ndrëtimi i fabrikës për prodhimin e municioneve

Nis ndrëtimi i fabrikës për prodhimin e municioneve

Ballkani fiton me përmbysje ndaj Prishtinës së Re, e dërgon në Ligën e Parë

Ballkani fiton me përmbysje ndaj Prishtinës së Re, e dërgon në Ligën e Parë

Kurti: Gjatë katër viteve synojmë të ndërtojmë 14 parqe industriale

Kurti: Gjatë katër viteve synojmë të ndërtojmë 14 parqe industriale

Studiuesit gjejnë në Romë dorëshkrimin me poemën më të vjetër angleze

Studiuesit gjejnë në Romë dorëshkrimin me poemën më të vjetër angleze

Ferizaj barazon me Prishtinën dhe bie nga Superliga

Ferizaj barazon me Prishtinën dhe bie nga Superliga

Malisheva “e fortë” për Drenicën, siguron Evropën

Malisheva “e fortë” për Drenicën, siguron Evropën

Dukagjini mposht Dritën në Klinë

Dukagjini mposht Dritën në Klinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën