TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor

by tëvë1
10 muaj ago
2
A A
PDK mban konferencë për media

Partia Demokratike e Kosovës i është drejtuar Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) me kërkesë për t’i shpallur të pavlefshme votat nga mërgata që, sipas saj, kanë arritur pas afatit ligjor.

PDK pretendon se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shkelur ligjin duke pranuar mbi 20 mijë fletëvotime të mërgatës pas afatit ligjor të përcaktuar.

Sipas këtij subjekti politik, i cili doli i dyti në zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor, këto fletëvotime kanë ndikuar që të humbë një ulëse në kuvend.

Përfaqësuesi i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se vendimi i KQZ-së për të pranuar këto vota u bë me vetëdije se po shkelet ligji, me arsyetimin për të mos u dukur “kundër mërgatës”.

“Si përfaqësues të PDK-së, e kemi fituar betejën në KQZ ndaj kolegëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kishin bërë thirrje që të mos ndaheshin mjete financiare për dërgimin e fletëvotimeve origjinale për secilin votues në mërgatë. Ne e kemi realizuar këtë obligim ligjor, pavarësisht kundërshtimeve të anëtarëve të VV-së. Propozimi për pranimin e fletëvotimeve pas afatit u miratua në KQZ me vetëdije se po bëhej shkelje ligjore, edhe pse kjo u arsyetua me qëllimin që të mos keqkuptohej se jemi kundër mërgatës. Prandaj, organet kompetente duhet të vendosin në mënyrë meritore lidhur me vendimin e KQZ-së për pranimin e fletëvotimeve jashtë afatit ligjor”, ka shkruar ai.

Ndërkaq, përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alban Krasniqi, e ka cilësuar ankesën e PDK-së si një dështim për të penguar votën e diasporës.

“PDK qenka ankuar kundër votave të mërgatës kur e panë që dështuan ta pengonin e ta pamundësonin votimin përmes postës. Vet e votuan në KQZ procedurën dhe afatet, e tash kur mërgata u vetorganizua dhe arriti të sjellë fletëvotimet nga gjithandej globit këtyre u djeg ky fakt duke harruar që humbjen nuk e kanë nga mërgata, e as nga votuesit në Kosovë, por nga sjellja, veprimet dhe vendimet e dëmshme të vet PDK-së që prej themelimit të saj e deri tek ky i sotit përmes kësaj ankese të turpshme kundër mërgatës”, ka shkruar Krasniqi.

Tashmë i mbetet Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që brenda afateve ligjore të shqyrtojë ankesën e PDK-së.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pacolli: Menaxhimi i mbeturinave mbetet sfida kryesore mjedisore në Kosovë

Pacolli: Menaxhimi i mbeturinave mbetet sfida kryesore mjedisore në Kosovë

Miratohen katër projektligje për bashkëpunim juridik ndërkombëtar me Suedinë dhe Belgjikën

Miratohen katër projektligje për bashkëpunim juridik ndërkombëtar me Suedinë dhe Belgjikën

Protestë kombëtare sot në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Protestë kombëtare sot në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Kuvendi del me sqarim për ekspozitën për masakrat në Kosovë

Delegacioni i Asamblesë së NATO-s vizitë në Kosovë, agjenda e takimeve

Çfarë duhet të hani dhe pini para dhe pas vaksinës kundër gripit?

Çfarë duhet të hani dhe pini para dhe pas vaksinës kundër gripit?

Kuvendi del me sqarim për ekspozitën për masakrat në Kosovë

Delegacioni i Asamblesë së NATO-s vizitë në Kosovë, agjenda e takimeve

Rama u bën sërish thirrje studentëve për dialog

Rama u bën sërish thirrje studentëve për dialog

Kurti: 25 vjet pas humbjes së Millosheviqit dhe Sheshelit, humbën edhe pasardhësit e tyre politikë, Vuçiqi dhe Daçiqi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën