Mustafi ka bërë të ditur se ka vendosur të valoj flamurin kombëtar në Këshillin Kombëtar Shqiptar, pavarësisht ndalimit me ligj nga Serbia.
Përmes një postimi në Facebook, ai theksoi se këtë e bëri në nderë të sakrificës së shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, raporton teve1.info
“Nuk është zgjidhje vendosja e flamurit kombëtar krahas atij serb për një ditë si kompromis në heshtje i mos zhvillimit të procedurave të kundërvajtjes. E as vendosja, vetëm flamurit kombëtar për një ditë të vetme. Vetë ndalimi me ligj i flamurit kombëtar shqiptar është njollosje e tij nga shteti. Nuk i takon shtetit t’i përzgjedhë veçoritë identitare të bashkësive të ndryshme etnike/kombëtare”, ka shkruar Mustafi.
Mustafi bërë të ditur se Këshilli Kombëtar Shqiptar do ta vazhdojë betejën politike dhe juridike për legalizimin e simboleve kombëtare shqiptar.
“Simbolet kombëtare nuk duhen ndryshuar! Janë ligjet diskriminuese ato që duhen ndryshuar! Flamuri kombëtar shqiptar do të valojë në Luginën e Preshevës! Gjithnjë, gjithmonë, përgjithmonë”, ka shkruar Mustafi./teve1.info









