TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Pavarësisht kundërshtimeve, nis zbatimi i vendimit për liberalizim të tregut të energjisë

nga teve1
3 muaj më parë
1
A A
Pavarësisht kundërshtimeve, nis zbatimi i vendimit për liberalizim të tregut të energjisë

Zyra e Rregullatorit për Energji ka njoftuar të gjithë konsumatorët e energjisë elektrike në Kosovë se ka filluar me sukses vazhdimi i liberalizimit të tregut të energjisë elektrike.

Ky proces përbën një hap të rëndësishëm dhe të shumëpritur drejt ndërtimit të një tregu të hapur, konkurrues dhe transparent, i cili siç thuhet do të ofrojë më shumë mundësi për konsumatorët që të zgjedhin lirshëm furnizuesin e tyre të energjisë elektrike.

Reklamë

“Liberalizimi i tregut synon të sjellë përfitime konkrete për konsumatorët përmes rritjes së konkurrencës ndërmjet furnizuesve, përmirësimit të cilësisë së shërbimit dhe krijimit të kushteve të favorshme për çmime transparente dhe në parime të tregut të lirë. Ky është një hap thelbësor drejt përmbushjes së standardeve evropiane dhe integrimit të plotë të tregut të energjisë së Kosovës në tregun rajonal dhe atë evropian”, thuhet në komunikatë.

ZRRE ka ftuar të gjithë konsumatorët e kualifikuar për të dalë në treg të lirë, që ende nuk kanë përzgjedhur furnizuesin e tyre të energjisë elektrike, që të ndërmarrin veprimet e nevojshme për të gjetur furnizuesin më të përshtatshëm sipas nevojave të tyre dhe kushteve më të favorshme që ofron tregu.

“Çdonjëri nga këta konsumator obligohen të zgjedhin lirshëm furnizuesin e tyre në tregun e hapur, duke u bazuar në oferta që përputhen me profilin dhe kërkesat individuale të konsumit”, theksohet në komunikatë.

Ndërkaq, konsumatorët që mbesin pa furnizues, sipas ZRrE-së kalojnë automatikisht te Furnizuesi i Mundësisë së Fundit (FMF), por theksohet se qëndrimi te FMF është një mundësi e fundit për furnizim të garantuar, dhe se ky furnizim nuk përfaqëson një zgjidhje të qëndrueshme, e as kushte të volitshme për konsumatorët.

“Furnizuesi i Mundësisë së Fundit duhet të shihet si një zgjidhje e përkohshme, deri në zgjedhjen e një furnizuesi nga ana e konsumatorit, i cili zgjatë jo më shumë se 60 ditë. ZRRE, infomon se, për te gjithë konsumatorët që janë duke u furnizuar nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit është siguruar energjia përmes bursës Shqiptare (APLEX). Për të lehtësuar këtë proces, ZRRE ka publikuar në faqen zyrtare ëëë.ero-ks.org listën e furnizuesve të licencuar të energjisë elektrike dhe ka vënë në dispozicion udhëzime praktike për mënyrën e përzgjedhjes së furnizuesit, krahas informacioneve për të drejtat dhe obligimet e konsumatorëve në tregun e liberalizuar”, bëhet e ditur në komunikatë.

Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) është kundërshtuar edhe me protesta nga bizneset në Kosovë sipas së cilave ky proces mund të çojë në rritjen e kostove të energjisë, duke prekur negativisht konkurrueshmërinë e tyre dhe duke krijuar pasiguri në furnizimin me energji.

Sipas vendimit të ZRRE-së, nga sot (1 qershor) të gjitha bizneset e mëdha nuk do të furnizohen më me energji përmes tarifave të rregulluara, por duhet të gjejnë vetë furnizuesin e tyre në tregun e lirë.

Nëse nuk arrijnë ta bëjnë këtë, ato kalojnë automatikisht në treg të hapur me çmime të parregulluara.

Vendimi përfshin kompanitë me mbi 50 të punësuar ose me qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro.

Në Kosovë janë të regjistruara mbi 1.000 kompani të tilla që konsumojnë rreth 37% të energjisë së përgjithshme të shpenzuar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

AKB paralajmëron për krizën e energjisë që po prek bizneset në vend

AKB paralajmëron për krizën e energjisë që po prek bizneset në vend

Ilir Kulla: Takimi Trump-Putin, fokus më shumë te Kina – Ukrainës i jepet vetëm një shans për paqe

Ilir Kulla: Takimi Trump-Putin, fokus më shumë te Kina – Ukrainës i jepet vetëm një shans për paqe

11 autobusë të një kompanie dëmtohen në parkingun e Junikut- Policia nis hetimet

11 autobusë të një kompanie dëmtohen në parkingun e Junikut- Policia nis hetimet

“Zëra nga Meja”- Lush Krasniqi rrëfen për ditën e tmerrit

“Zëra nga Meja”- Lush Krasniqi rrëfen për ditën e tmerrit

Udhëheqësit gjermanë dhe francezë në Shtëpinë e Bardhë insistojnë për një armëpushim

Zelenskyy diskuton garancitë e sigurisë në Shtëpinë e Bardhë

Zelenskyy diskuton garancitë e sigurisë në Shtëpinë e Bardhë

Fillon takimi multilateral në Shtëpinë e Bardhë

Fillon takimi multilateral në Shtëpinë e Bardhë

11 autobusë të një kompanie dëmtohen në parkingun e Junikut- Policia nis hetimet

11 autobusë të një kompanie dëmtohen në parkingun e Junikut- Policia nis hetimet

“Zëra nga Meja”- Lush Krasniqi rrëfen për ditën e tmerrit

“Zëra nga Meja”- Lush Krasniqi rrëfen për ditën e tmerrit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X