Klara Sandulloviq, vajza e politikanit serb, Nikolla Sandulloviq e cila sot ka bërë homazhe tek kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz është ndaluar nga policia serbe në pikëkalimin kufitar në Merdar.
Kryetari i Partisë Republikane Serbe ka thënë se vajzës së tij nuk i është lejuar kthimi në Serbi.
“Regjimi diktatorial i Aleksandër Vuçiqit vazhdon të persekutojë vajzën time Klara. Policia e mban atë së bashku me zyrtarët e Partisë Republikane në pikën kufitare Merdare dhe nuk i lejon të hyjnë në Serbi”, ka shkruar ai në X.
The dictatorial regime of Aleksandar Vucic continues to persecute my daughter Klara. The police are holding her together with the officials of the Republican Party at the Merdare border crossing and do not allow them to enter Serbia.@aliciakearns @MichaelPolakLaw @David_Cameron
— Nikola Sandulovic (@Sandulovic_N) January 27, 2024