Në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren pas një ore është hapur qendra e votimit.
Ekipi i tëvë1 ka bërë të ditur se punëtorët shëndetësorë në këtë qendër kanë shkuar për të votuar, mirëpo në ato momente qendra ka qenë e mbyllur.
Sot, në Kosovë mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, të 9-at me radhë që nga përfundimi i luftës në vitin 1999 dhe të parat zgjedhje të rregullta që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008.
Kandidatët për kryeministër të vendit janë, Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni për “Kosovën Fituese”.
Për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, të drejtë vote brenda dhe jashtë Kosovës kanë mbi 2 milionë votues.
Në garën për përbërjen e re parlamentare janë 28 subjekte politike dhe një kandidatë i pavarur.
Qytetarët mund të zgjedhin një parti dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë.
Nga këto votime do të zgjidhet përbërja e re e Kuvendit me 120 ulëse dhe deputetët më pas zgjedhin Qeverinë e re.
Këto janë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Deri më tani, në vend janë mbajtur një sërë zgjedhjesh të parakohshme./teve1.info/