TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pas muajsh negociatash, Prada finalizon blerjen e Versace

by teve1
11 muaj ago
1
A A
Pas muajsh negociatash, Prada finalizon blerjen e Versace

Prada Group ka mbyllur zyrtarisht marrëveshjen për blerjen e shtëpisë ikonike të modës Versace, në një transaksion prej 1.25 miliardë euro , duke sjellë nën të njëjtin ombrellë stilin e guximshëm të Versaces me estetikën chic të Prada-s dhe freskinë rinore të Miu Miu.

Lorenzo Bertelli – trashëgimtari i perandorisë Prada dhe drejtori aktual i marketingut dhe qëndrueshmërisë në grup do të marrë drejtimin e Versace si kryetar ekzekutiv.

Ai ka lënë të kuptohet se nuk priten ndryshime të menjëhershme në menaxhment, por ka pranuar hapur se marka 47-vjeçare nuk ka arritur performancën që i takon, pavarësisht njohjes së saj të gjerë globale.

Prada beson se Versace ka “potencial të konsiderueshëm të pashfrytëzuar”.

Ky optimizëm lidhet me ringjalljen krijuese të markës nën drejtimin e stilistit të ri, Dario Vitale, i cili prezantoi koleksionin e tij të parë në Javën e Modës në Milano në shtator – një zhvillim që, sipas drejtuesve, nuk lidhet drejtpërdrejt me marrëveshjen e blerjes, raportoi The Independent.

Capri Holdings – pronare edhe e Michael Kors dhe Jimmy Choo e bleu Versace-n për 2 miliardë dollarë në vitin 2018. Në vitin 2024, Versace përbënte 20 përqind të të ardhurave të Capri Holdings nga 5.2 miliardë euro.

Sipas prezantimit të analistëve, tani Versace pritet të zërë 13 përqind të të ardhurave pro-forma të Prada Group, ndërsa Miu Miu do të përfaqësojë 22 përqind dhe marka kryesore Prada 64 përqind.

Vetë grupi Prada regjistroi një rritje prej 17 përqind të të ardhurave vitin e kaluar, duke arritur në 5.4 miliardë euro.

Një shtyllë kyçe e marrëveshjes është integrimi i Versace në rrjetin elit të prodhimit italian të Prada Group – një aset që kompania e konsideron thelbësor për suksesin e saj.

Për më tepër, akademia e trajnimit të Prada-s – një qendër e ngritur për të ruajtur mjeshtërinë tradicionale italiane ka formuar 570 artizanë gjatë 25 viteve, nga të cilët 70 përqind e 120 të trajnuarve të vitit të kaluar janë punësuar.

Këtë vit numri i të trajnuarve është rritur në 152.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tri pajisje shtëpiake që shpenzojnë më shumë rrymë edhe kur nuk i përdorni

Tri pajisje shtëpiake që shpenzojnë më shumë rrymë edhe kur nuk i përdorni

Kjo është arsyeja se përse shkelmojnë foshnjat në barkun e nënës

Kjo është arsyeja se përse shkelmojnë foshnjat në barkun e nënës

Uji i nxehtë e thanë lëkurën

Uji i nxehtë e thanë lëkurën

Pse nuk rekomandohet të lini gotat përmbys pasi të keni larë enët?

Pse nuk rekomandohet të lini gotat përmbys pasi të keni larë enët?

Ndërpritet seanca fillestare për rastin e Diana Kastratit

Ndërpritet seanca fillestare për rastin e Diana Kastratit

Ish-presidentes Osmani i ndahet Çmimi Global për Diplomaci

Ish-presidentes Osmani i ndahet Çmimi Global për Diplomaci

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur gjykimi për vrasjen e Diana Kastratit e vrarë më 18 maj të vitit 2011.

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur gjykimi për vrasjen e Diana Kastratit e vrarë më 18 maj të vitit 2011.

Gjendet pa shenja jete një person në Vitomiricë të Pejës

Gjendet pa shenja jete një person në Vitomiricë të Pejës

Si shkojnë informacionet policore të Kosovës në Serbi?

I mituri raporton se u kërcënua me thikë dhe sopat nga vëllai i tij

Arrestohet ish-mësuesi nga Prizreni i dyshuar për pedofili

Arrestohen katër shtetas turq, dyshohet se sulmuan një person dhe e mbajtën të mbyllur në veturë

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Tentim vrasje në Gjakovë, arrestohen tre persona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën