TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pas Ligës Unike, Vëllaznimi kthen sytë kah titulli i kampionit

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Pas Ligës Unike, Vëllaznimi kthen sytë kah titulli i kampionit

Triumfi në Ligën Unike, ka bërë që Vëllaznimi të tentoj një sukses edhe më të madh këtë sezon, të cilin nuk e ka shijuar asnjëherë në histori të klubit.
Është ky titulli i kampionit të Kosovës në basketboll, trofe që basketbollistët e Vëllaznimit e kanë në mendje prejse fituan Ligën Unike.
Vëllaznimi javën e kaluar u shpall kampion i Ligës Unike për këtë sezon, ndërsa për klubin gjakovar ishte ky trofeu i parë pas gati tri dekadash.
Saktësisht 29 vjet, Vëllaznimi priti për një trofe dhe tani do ta tentoj titullin e kampionit që do të ishte hera e parë, pasi ka të fituar vetëm dy kupa të Kosovës në histori të klubit dhe atë në vitet e 90-ta.
Amerikani Trey Anderson haptazi e pranon se suksesi në Ligën Unike ka shtuar apetitet brenda klubit, duke thënë se tani synimi është titulli i kampionit të Kosovës.
“E di që Liga Unike është një sukses i madh por ne kemi punuar shumë për këtë sukses dhe jam i lumtur e krenar që e kemi arritur së bashku me ekipin. Ne po vazhdojmë të punojmë edhe më shumë tani pas Ligës Unike, pasi synimi është ta fitojmë titullin e kampionit dhe nuk do të dorëzohemi deri në fund. Pra, synimi mbetet titulli pasi për këtë po punojmë dhe flasim çdo ditë me ekipin”.
Për dallim prej Andersonit, amerikani tjetër i Vëllaznimit, Jericole Hellems tregohet paksa më modest në lidhje me titullin e kampionit.
Hellems, i cili është një nga lojtarët kryesor të Vëllaznimit shprehet se gjakovarët synojnë t’i fitojnë të gjitha ndeshjet deri në fund të kampionit. Sipas tij, triumfi në Ligën Unike ishte i pritur.
“Synimi, tani është t’i fitojmë të gjitha ndeshjet dhe t’i shkojmë deri në fund kampionatit. Kam pritur ndoshta ta fitojmë Ligën Unike pasi kemi punuar shumë dhe në fund ia dolëm të gjithë së bashku. Është më rëndësi se suksesi në Ligën Unike na ka motivuar të vazhdojmë me paraqitje të mira”.
Në fakt, suksesi i Vëllaznimit në garën e përbashkët të basketbollit Kosovë – Shqipëri, i atribuohet trajnerit Jeronimo Sarin.
Në fund të tetorit të shkuar, Sarin mori drejtimin e Vëllaznimit duke zëvendësuar Branimir Paviqin dhe nën drejtimin e tij, ekipi nga Gjakova ka treguar paraqitje fantastike.
Për basketbollistin Don Polloshka, triumfi në Ligën Unike nuk ishte i rastësishëm dhe me këtë sukses Vëllaznimi nuk i ka tejkaluar synimet e këtij sezoni .
Optimizmin e ekipit nga Gjakova për të vazhduar me ndeshje të mira deri në fund të kampionatit, e shfaqi edhe lojtari i ri, Ambri Bedra.
Deri në fund të stinorit të rregullt në Superligë kanë mbetur edhe dy xhiro kurse Vëllaznimi synon që në garat e play-offit të futet nga pozita e katërt.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe siguron kalimin në Ligën B

Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe siguron kalimin në Ligën B

​ Shqipëria në pushim me epërsi ndaj Bjellorusisë

​ Shqipëria në pushim me epërsi ndaj Bjellorusisë

Formacionet zyrtare Bjellorusia – Shqipëria

Formacionet zyrtare Bjellorusia – Shqipëria

Barazim në derbin e Ligës së Parë, Prishtina e Re ndal Lirinë

Barazim në derbin e Ligës së Parë, Prishtina e Re ndal Lirinë

Heqja e 50% të masave nga BE-ja do t’i sjellë Kosovës rreth 216 milionë euro

Kosova pret sqarime nga Komisioni Evropian për këngën serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së

Zulfaj: Draft-statuti i asociacionit i propozuar nga BE, s’është obligues për Kosovën

Kënga serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së, Zulfaj: Skandaloze, presim shpjegim nga Kos

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Auto Draft

Aksident në Vushtrri, vetura hyri në garazhin e një banori

Auto Draft

“160 kate Burj Khalifa, 3476 shkallë” – Agim Agushi synon një tjetër rekord me 28 Nëntor në Dubai

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën