TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pas dështimit në menaxhimin e protestës, Hita emëron drejtuesin e ri të Policisë së Vlorës

by teve1
5 muaj ago
1
A A
Pas dështimit në menaxhimin e protestës, Hita emëron drejtuesin e ri të Policisë së Vlorës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Skënder Hita, ka prezentuar drejtorin e ri komandues të Policisë së Vlorës, Edvin Ndreun, pas largimit të Elidon Çelës në kuadër të ristrukturimeve të ndërmarra pas incidentit gjatë protestës në Zvërnec.

Ndreu, i cili më parë drejtonte Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit në Tiranë, do të ketë detyrën e riorganizimit të strukturave të Policisë së Vlorës.

“Kam marrë vendime të menjëhershme që në orët e para pas ngjarjes dhe janë nisur procese të plota hetimore për të nxjerrë përgjegjësitë përkatëse. Prezantova sot drejtuesin komanduar të Policisë Vlorë, drejtues Edvin Ndreun që do të ketë detyrën e riorganizimin dhe forcimin e strukturave të policisë së Vlorë”, tha Hita.

Duke iu referuar ngjarjes në Zvërnec, ku një protestues u tërhoq zvarrë nga një punonjës i sigurisë private në prani të policisë, Hita kritikoi ashpër reagimin e strukturave vendore.

“Integriteti, transparenca dhe shërbimi ndaj qytetarëve janë domosdoshmëri për të mos humbur besimin dhe mbështetjen e qytetarëve. I kërkoj drejtorisë vendore të Policisë Vlorë që të jetë sa më e hapur, aktive dhe profesionale në shërbim të qytetarëve dhe të mos përfaqësohet në asnjë rast me dobësinë e papranueshëm të 3 ditëve më parë në Zvërnec ku Policia u paraqit e fjetur dhe jo profesionale duke mos ndërhyrë në kohë për të parandaluar marrjen me forcë të qytetarit apo duke mos identifikuar dhe arrestuar në kohë punonjësin që goditi me grusht qytetarin”, tha Hita.

“Kjo ngjarje na turpëron të gjithëve ku u shkelën të gjithë standardet që na bënë një polici dinjitoze. Policia e Vlorës duhet të siguronte mbarëvajtjen e protestës”, shtoi ai, shkruan RTSH.

Hita njoftoi ngritjen e një grupi të posaçëm hetimor dhe nisjen e hetimeve disiplinore për të gjithë zinxhirin komandues të Policisë së Vlorës. Ai bëri të ditur gjithashtu se kompanive private të sigurisë “Myrto Security 1.3A” dhe “Major Security” u janë hequr licencat pas konstatimit të shkeljeve.

Drejtori i Policisë së Shtetit theksoi se policia ka detyrimin të garantojë rendin gjatë protestave, por edhe të mbrojë pronën private me dokumentacion të rregullt ligjor.

“Policia e Shtetit ka detyrë të garantojë rendin dhe sigurinë e protestuesve, por po ashtu ka detyrë të mbrojë integritetin e çdo prone private që zotëron dokumentacion të rregullt ligjor. Konkretisht, territori i rregulluar rezulton pronë private me dokumentacion të rregullt hipotekor dhe me autorizim ligjor për rrethim,” u shpreh Hita.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Koalicioni Shqiptar” siguron dy mandate, në garë për të tretin

“Koalicioni Shqiptar” siguron dy mandate, në garë për të tretin

Kryesuesi i listës “Lista e Studentëve”: Po shkojmë drejt një Serbie të civilizuar

Kryesuesi i listës “Lista e Studentëve”: Po shkojmë drejt një Serbie të civilizuar

Lista Studentore fituese e zgjedhjeve në Serbi, urimi i parë për ta vjen nga një vend i Ballkanit

Lista Studentore fituese e zgjedhjeve në Serbi, urimi i parë për ta vjen nga një vend i Ballkanit

Vuçiq: Është e qartë se i humbëm këto zgjedhje

Vuçiq: Është e qartë se i humbëm këto zgjedhje

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Vritet një grua në Pejë, i dyshuari kunati i saj

Dy mandate për shqiptarë në Parlamentin e  Serbisë, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Dy mandate për shqiptarë në Parlamentin e  Serbisë, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Reali fiton në “Camp Nou” ndaj Barcelonës

Reali fiton në “Camp Nou” ndaj Barcelonës

“Koalicioni Shqiptar” siguron dy mandate, në garë për të tretin

“Koalicioni Shqiptar” siguron dy mandate, në garë për të tretin

Reali në epërsi 1-0 në “Camp Nou”, mbyllet pjesa e parë e El Clasicos

Reali në epërsi 1-0 në “Camp Nou”, mbyllet pjesa e parë e El Clasicos

Kryesuesi i listës “Lista e Studentëve”: Po shkojmë drejt një Serbie të civilizuar

Kryesuesi i listës “Lista e Studentëve”: Po shkojmë drejt një Serbie të civilizuar

Lista Studentore fituese e zgjedhjeve në Serbi, urimi i parë për ta vjen nga një vend i Ballkanit

Lista Studentore fituese e zgjedhjeve në Serbi, urimi i parë për ta vjen nga një vend i Ballkanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën