Departamenti amerikan i Shtetit tha se kundërshton çdo veprim të udhëheqësve lokalë në Bosnjë e Hercegovinë që do të minonte sigurinë dhe stabilitetin e shtetit.
“Shtetet e Bashkuara kanë investuar për dekada për një Bosnje e Hercegovinë stabile. Ne kundërshtojmë fuqishëm çdo veprim nga udhëheqësit lokalë që do të minonte sigurinë dhe stabilitetin. Ne mbështesim Marrëveshjen e Dejtonit dhe sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë e Hercegovinës”, ka shkruar në platformën “X”, zëdhënësja e DASH-it, Tammy Bruce.
Ndryshe, Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës e dënoi të mërkurën presidentin e entitetit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit./teve1.info/
We acknowledge the Court of Bosnia and Herzegovina’s verdict today concerning Republika Srpska President Milorad Dodik.
— Tammy Bruce (@statedeptspox) February 27, 2025
Dodik dënohet me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës politike