TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pas deklaratës për Deharin, familja që humbi dy binjakë në luftë padit Dimal Bashën

Deklarata e kryetarit të kuvendit, Dimal Bashës në përvjetorin e Astrit Deharit shkaktoi pakënaqësi tek familja Daçaj. Familja që humbi dy djem binjak në luftë, e cilësuan krahasimin e kryeparlamentarit fyes. Andaj ngritën padi ndaj tij.

by TËVË 1
1 orë ago
1 1
A A

“Na me vujt ma keq se qysh e kanë vujt shqiptarët nën regjimin fashist të Millosheviqit, kjo ka ndodh në rastin e Astrit Deharit”.

Kjo deklaratë e kryeparlamentarit Dimal Basha, e bërë në përvjetorin e Astrit Deharit, nga familja Daçaj e Prizrenit, e cili i humbi dy djemë binjak në luftë,  nuk u prit mirë.

Për këtë arsye, avokati i autorizuar i kësaj familjeje, Gent Gjini, parashtroi padi ndaj tij të premten.

Pas dorëzimit të padisë, Gjini theksoi për Tëvë1 kërkesat e tyre ndaj Bashës.

“Dimal Bashës do t’i kërkojmë penalizim nga ana e Gjykatës me baza ligjore që ky të mos përfaqësojë më poste, t’u kërkojë falje viktimave të luftës civile të pafajshme shqiptare dhe, në një farë mënyre, ai të mos përfaqësojë më poste publike të larta shtetërore. Kjo padi është ndërgjegjësim. Unë përfaqësoj në këtë rast të gjitha viktimat civile shqiptare, por krahasimi i rastit Dehari me rastin e krimeve të Millosheviqit, se ajo peshon më shumë, dhe krimet e luftës civile shqiptare t’i rivalizojë dhe t’i banalizojë, kjo gjuhë është e papranueshme”, deklaroi avokati.

Nëna e dy binjakëve që humbën jetën në luftë, Mihrije Daçaj, thotë plaga që ia la lufta ia rëndon edhe sot shumë shpirtin.

“Unë jam çu i kom thonë plakut: plak djemtë janë shku në mal. Më tha ku pe dinë tu thaftë goja. I thash jo mu ka tha goja ty edhe mu. E kom pas djalin e çikës me ta edhe dhëndrin. Dhëndri ka ik, djali i çikës ka mbet po i kanë thonë djemtë e mi ikë se neve na nxunë, ti ikë. Mas 10-15 minuta kur e kom pa dhëndrin me gjithë djalë. Unë i kom thon Xhinkerit ku jon bineqt, më tha nuk e di. S’ka vanu edhe një herë ka kris. Kur ka kris dytën herë djemtë mi kanë myt mi ka myt serbi”, deklaroi ajo.

E motra e dy binjakëve që mbetën të vrarë në shtator të vitit 1998 thotë se ndihet e fyer dhe e lënduar në shpirt nga kjo deklaratë e Bashës.

“Dimal Basha e ka krahasu keq shumë. Shumë jam e ofenduar. Koha e luftës është tjetër, kjo është tjetër… Gabim është ai. Krejt gabim, se ka shumë nëna, shumë vllazën, shumë motra, shumë jetimë që i ka lë ajo kohë. Nuk mundet kjo kohë me u krahasu me kohën e luftës… Nuk mundet ai me fol atë fjalë kur e ka marrë këtë post. Atë post e ka marrë gabim. Atë fjalë gabim e ka marrë. Na kërkojmë drejtësi, që mundet me na kërku falje neve që jemi mbyt në kohë lufte”.

Për këtë çështje, televizioni ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga kryeparlamentari Basha, por i njëjti nuk ka kthyer përgjigje deri në publikimin e kronikës.

Kronikë e realizuar nga gazetarja, Adea Mustafaj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një burrë kërcënon anëtarët e familjes dhe sulmon fizikisht një polic në Ferizaj

Arrestohet në Mitrovicë babai që dyshohet se tentoi të vriste të birin

Tre persona të lënduar nga një aksident në Zllakuqan të Klinës

Shtatë persona të lënduar nga aksidenti në magjistralen Pejë-Prishtinë

KQZ-ja fillon trajnimin e stafit që do të angazhohet për zgjedhjet e 9 shkurtit

Nesër nis numërimi i fletëvotimeve nga diaspora për balotazhin e 9 nëntorit, KQZ jep detaje

Nxënësit mësojnë në të ftohtë në shkollën e fshatit Miradi, prindërit mbledhin para për klima

KB Sigal Prishtina del me një njoftim pas reagimit të ashpër të “Plisave”

KB Sigal Prishtina del me një njoftim pas reagimit të ashpër të “Plisave”

Nxënësit mësojnë në të ftohtë në shkollën e fshatit Miradi, prindërit mbledhin para për klima

Nxënësit mësojnë në të ftohtë në shkollën e fshatit Miradi, prindërit mbledhin para për klima

Pas deklaratës për Deharin, familja që humbi dy binjakë në luftë padit Dimal Bashën

Pas deklaratës për Deharin, familja që humbi dy binjakë në luftë padit Dimal Bashën

Kosova U21 e shkatërron Qipron, në Larnaka

Kosova U21 e shkatërron Qipron, në Larnaka

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën