TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pas bisedës Vuçiq-Putin, Departamenti i Shtetit rikujton deklaratën e Rubios për çështjet problematike

by teve1
3 javë ago
3
A A
Ekspertët: S’duhet dekurajuar nga deklarata e sekretarit Rubio lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO

Pas bisedës së presidentit në largim të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me presidentin rus, Vladimir Putin, Departamenti amerikan i Shtetit rikujtoi paralajmërimin e sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, se Serbia është e përfshirë në “çështje potencialisht problematike dhe shpërthyese, të cilat janë me interes ndërkombëtar”.

Një ditë para se të jepte dorëheqje, Vuçiq e zhvilloi një bisedë telefonike me Putinin më 26 shtator për marrëveshjen e gazit që Serbia pret ta arrijë me Rusinë, si dhe për bashkëpunimin dypalësh.

Pas bisedës, Vuçiq deklaroi se është “i sigurt” se presidenti i ardhshëm i Serbisë “do të dijë të kujdeset për interesat e Serbisë dhe të ruajë atë lloj ekuilibri dhe përgjegjësie ndaj të gjithë aktorëve të rëndësishëm të politikës ndërkombëtare”.

Në përgjigje të pyetjes së Radios Evropa e Lirë për këtë bisedë, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit iu referua deklaratës së Rubios të 23 shtatorit.

Rubio kishte thënë se, në kuadër të partneritetit strategjik që Shtetet e Bashkuara synojnë ta thellojnë me Serbinë, Uashingtoni njëkohësisht synon të adresojë çështjet potencialisht problematike që mund të shfaqen dhe që prekin drejtpërdrejt edhe interesat amerikane.

Në korrik, Shtetet e Bashkuara dhe Serbia nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për infrastrukturën energjetike dhe sigurinë rajonale energjetike, në kuadër të procesit të dialogut strategjik të zhvilluar në Uashington.

Takimin mes zyrtarëve amerikanë dhe serbë e hapi sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Në gusht, ligjvënës republikanë dhe demokratë në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan paraqitën një projektligj që kërkon masa amerikane në lidhje me Serbinë, për shkak të asaj që në dokument përshkruhet si “regres serioz” në demokraci dhe sundimin e ligjit, si dhe për shkak të bashkëpunimit të Serbisë me Rusinë, Kinën dhe Iranin.

Sipas projektligjit, Serbia ka shënuar ngecje serioze në fushën e demokracisë, gjë që, sipas dokumentit, pasqyrohet edhe në Raportin për të Drejtat e Njeriut për vitin 2024 dhe në Raportin e Parlamentit Evropian për Serbinë për vitin 2025.

Në këto raporte përmenden probleme të konsiderueshme me sundimin e ligjit, pavarësinë e gjyqësorit, lirinë e medias dhe korrupsionin.

Megjithëse është vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Serbia prej gati pesë vjetësh nuk ka hapur asnjë kapitull të ri negociues, ndër të tjera për shkak të mungesës së përparimit në sundimin e ligjit dhe si pasojë e mosharmonizimit të politikës së saj të jashtme me atë të BE-së.

Dy muaj pas hapjes së kapitullit të fundit negociues, Moska e nisi pushtimi i plotë rus i Ukrainës.

Serbia nuk e harmonizoi politikën e saj të jashtme me Bashkimin Evropian dhe nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë.

Kjo ishte atëherë një nga arsyet kryesore të ngecjes së negociatave të anëtarësimit, ndërsa ndërkohë pati edhe përkeqësim në fushën e sundimit të ligjit.

Së fundmi, kongresisti amerikan Joe Wilson propozoi që takimi vjetor i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së të zhvendosej nga Serbia në Karolinën e Jugut.

Ai tha se arsyeja kryesore e këtij propozimi është, sipas tij, “ndikimi i tepërt” i presidentit rus Vladimir Putin në Serbi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Italia dhe Spanja heqin kontrollet kufitare që u vendosën pas fluksit të emigrantëve në Ceuta

Italia dhe Spanja heqin kontrollet kufitare që u vendosën pas fluksit të emigrantëve në Ceuta

Mungesa e anijeve dhe nëndetëseve britanike ngre alarmin për kërcënimin rus në Arktik

Mungesa e anijeve dhe nëndetëseve britanike ngre alarmin për kërcënimin rus në Arktik

Marrëveshja detare Libi-Turqi shkakton reagime dhe kritika

Marrëveshja detare Libi-Turqi shkakton reagime dhe kritika

Korçë dhe Shkodër, studentët dhe pedagogët vijojnë bojkotin, kërkohet dorëheqja e Ramës

Korçë dhe Shkodër, studentët dhe pedagogët vijojnë bojkotin, kërkohet dorëheqja e Ramës

Maqedonci ligjëron para studentëve të Fakultetit të Studimeve Islame për sistemin e mbrojtjes së Kosovës

Maqedonci ligjëron para studentëve të Fakultetit të Studimeve Islame për sistemin e mbrojtjes së Kosovës

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Kapet duke marrë para nga viktima, arrestohet i dyshuari për fajde dhe detyrim

Sytë tregojnë nivelin e inteligjencës së një personi

Sytë tregojnë nivelin e inteligjencës së një personi

Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës

Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës

Mbrojtja e Kadri Veselit largon dy avokate para ballafaqimit në Apel, Dixon thotë se kjo s’prek interesat e klientit të tij

Mbrojtja e Kadri Veselit largon dy avokate para ballafaqimit në Apel, Dixon thotë se kjo s’prek interesat e klientit të tij

Kurti: Krimineli Radoiçiq bredh i lirë në publik dhe mbrohet nga Serbia

Kurti: Krimineli Radoiçiq bredh i lirë në publik dhe mbrohet nga Serbia

Osmani në përvjetorin e Gjykatës Kushtetuese: Nuk duhet të jetë zgjatim i politikës e as peng i pushtetit

Osmani në përvjetorin e Gjykatës Kushtetuese: Nuk duhet të jetë zgjatim i politikës e as peng i pushtetit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën