TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pas bisedës me Putinin, Trump thotë se negociatat Rusi-Ukrainë do të fillojnë menjëherë

by teve1
1 vit ago
1
A A
Pas bisedës me Putinin, Trump thotë se negociatat Rusi-Ukrainë do të fillojnë menjëherë

Presidenti Donald Trump njoftoi të hënën se Rusia dhe Ukraina pritet të fillojnë “menjëherë” negociatat për një armëpushim, pas bisedave të ndara telefonike me udhëheqësit e të dy vendeve.

Ndonëse bisedimet nuk duket se kanë sjellë ndonjë përparim të madh, Trump u shpreh optimist për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje.

Ende nuk është e qartë se kur apo ku do të zhvillohen negociatat, apo kush do të marrë pjesë në to, raporton AP.

Megjithatë, njoftimi i Trump vjen pak ditë pas takimit të parë të drejtpërdrejtë mes delegacioneve ruse dhe ukrainase që nga viti 2022.

Bisedimet e zhvilluara të premten në Turqi përfunduan me një shkëmbim të kufizuar të të burgosurve, por nuk sollën ndonjë ndërprerje të luftimeve.

Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se presidenti Trump ishte i “frustruar” me të dy udhëheqësit për shkak të konfliktit të vazhdueshëm. Zëvendëspresidenti JD Vance deklaroi se Trump kishte në plan t’i bënte presion presidentit rus Vladimir Putin për të përcaktuar nëse ai ishte vërtet i interesuar për të ndaluar luftën. Në të kundërt, SHBA-të do të konsideronin tërheqjen nga përpjekjet për të ndërmjetësuar paqen.

“Unë besoj se Putini është serioz në dëshirën e tij për paqe,” tha Trump në një postim në rrjetet sociale pas bisedës me liderin rus, të cilën e përshkroi si “të shkëlqyer”. Ai shtoi: “Nëse nuk do të ishte e tillë, do ta thoja tani, jo më vonë.”

Gjatë një deklarate për gazetarët në Zyrën Ovale, Trump theksoi se procesi i negociatave është i ndërlikuar për shkak të “egove të mëdha” që përfshihen në të.

“Por mendoj se diçka do të ndodhë dhe, nëse jo, unë thjesht do të tërhiqem dhe ata duhet të vazhdojnë,” tha ai. “Kjo ishte një situatë evropiane. Duhet të kishte mbetur një situatë evropiane.”

Sipas presidentit, bisedat do të jenë përgjegjësi e drejtpërdrejtë e dy palëve. “Kushtet do të negociohen prej tyre, siç është e drejtë. Vetëm ata i dinë të gjitha detajet që të tjerët nuk i njohin.”

Trump përmendi gjithashtu se gjatë bisedës i kishte thënë Putinit: “Duhet të fillojmë punën.”

Që prej rikthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, Trump është përballur me presion për të përmbushur premtimin e tij për të zgjidhur shpejt luftën mes Rusisë dhe Ukrainës — një konflikt që nisi me pushtimin rus në shkurt të vitit 2022 dhe që ende vazhdon pa zgjidhje të qartë në horizont.

ShareTweet

Postime të ngjashme

U plagos me thikë në Tiranë, ndërron jetë në spital 49-vjeçari

U plagos me thikë në Tiranë, ndërron jetë në spital 49-vjeçari

Protesta në Tiranë shënon ditën e 116-të

Protesta në Tiranë shënon ditën e 116-të

Vlora Hyseni dhe dy të arrestuarit e tjerë do të merren në pyetje nesër nga hetuesit

Vlora Hyseni dhe dy të arrestuarit e tjerë do të merren në pyetje nesër nga hetuesit

Komisioni i BE-së gati të mbështesë zyrtarisht afatin e anëtarësimit të Shqipërisë në vitin 2027

Komisioni i BE-së gati të mbështesë zyrtarisht afatin e anëtarësimit të Shqipërisë në vitin 2027

Demaku: S’pres vullnet nga LVV-ja për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Demaku: S’pres vullnet nga LVV-ja për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

U plagos me thikë në Tiranë, ndërron jetë në spital 49-vjeçari

U plagos me thikë në Tiranë, ndërron jetë në spital 49-vjeçari

“InfoNata” 23.09.2026

“InfoNata” 23.09.2026

Prezantohet Motorola Signature 27

Prezantohet Motorola Signature 27

Behajdin Allaqi: Çfarë dihet për zhdukjen e tij dhe çfarë konstatoi Gjykata Speciale

Behajdin Allaqi: Çfarë dihet për zhdukjen e tij dhe çfarë konstatoi Gjykata Speciale

Mehmeti: Mund të thirren në Hagë edhe drejtuesit e UÇK-së në Maqedoni

Mehmeti: Mund të thirren në Hagë edhe drejtuesit e UÇK-së në Maqedoni

Përfundon nata e tetë e protestës kundër vendimit të Speciales

Përfundon nata e tetë e protestës kundër vendimit të Speciales

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën