TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Partitë të ndara në qëndrime për dy palë zgjedhje

Pas dështimit të 27-të për konstituim të Kuvendit, partitë politike në vend kanë vazhduar me akuza ndaj njëra-tjetrës, derisa të ndarë në qëndrime ishin edhe sa i përket propozimit që zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe ato lokale të mbahen në të njëjtën kohë.

by Venhar Isufi
9 muaj ago
0
A A
Më 11 janar fillon fushata e partive politike

Dështimi i 27 u shënua këtë të enjte.

Edhe këtë herë, pas seancës, nuk u tha asgjë e re.

Kjo pasi partitë politike sërish akuzuan njëra-tjetrën për moskonstituim të Kuvendit.

E para që doli para gazetarëve, ishte Arbëreshë Kryeziu nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ajo tha se qëllimi i partive që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë, nuk është formimi i institucioneve të reja, mirëpo vazhdimi i bllokadës dhe krizës politike.

“Fillimisht kanë refuzuar komisionin për verifikimin e mandateve dhe më pastaj duke refuzuar të marrin pjesë në votim për komisionin verifikues për votim të fshehtë të kryeparlamentarit…Është qëndrim i joni që nuk do të votojmë asnjë emër tjetër nga radhët e PDK-së përveç Nait Hasanit dhe Sala Jasharit. Ndërkohë që edhe ne kemi vendosur reciprocitet ndaj LDK-së dhe nuk pranojmë asnjë propozim nga ana e tyre”, u shpreh Arbreshë Kryeziu deputete e VV-së

E nga Partia Demokratike e Kosovës i quajtën kryeneçësi qëndrimet e Vetëvendosjes.

Derisa thanë se propozimi që zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe ato lokale të mbahen në të njëjtën kohë, është vetëm politik.

“Edhe sot vazhdoi kryeneçësia e Lëvizjes Vetëvendosje edhe pse i kemi dhënë mundësi dhe bashkëpunim që të konstituojmë Kuvendin me ndonjë prej emrave të tjerë. Fatkeqësisht me gjasë duke mos i pasur numrat për formim të qeverisë kanë vendosur si barrikadë të vendosin një grua që e po delegjitimojnë dhe dëmtojnë reputacionin e tyre. Kjo sjellje e tyre është e papranueshme edhe për votuesit e tyre… Kjo çështja që zgjedhjet e jashtëzakonshme bashkë me ato lokale është për politikë. Nëse duhet me shku në favor të politikës duhet me i bërë bashkë, mirëpo për qytetarë jo”, tha Abelard Tahiri, deputet i PDK-së.

E të njëjtit mendim si Vetëvendosje, nuk janë as nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“…Nuk kemi nevojë që ta përsërisim një proces zgjedhor, sepse nuk mund të priten as edhe ndryshime të mëdha. Në ndërkohë ne e dimë të gjithë procesin tejet të ndërlikuar dhe kohën që e ka marrë për numërim të votave nga ana e KQZ-së. Bashkimi i dy palë zgjedhjeve në një periudhë të caktuara do të shkaktonte probleme të mëdha dhe ka shumë mundësi që zgjedhje të tilla mandej edhe të mos pranohen nga ndonjë subjekt”, tha Hykmete Bajrami.

Tentativa e 28-të për konstituim të Kuvendit do të mbahet të shtunën nga ora 11:00.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

OVL e UÇK-së për pezullimin e dialogut: Një lajm i rëndë e sinjal alarmues për të ardhmen e shtetit

OVL-UÇK: Kurti po bën sot kompromiset që më parë i cilësonte si tradhti

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Përleshje mes disa personave në Prishtinë, një person i lënduar

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

OVL e UÇK-së për pezullimin e dialogut: Një lajm i rëndë e sinjal alarmues për të ardhmen e shtetit

OVL-UÇK: Kurti po bën sot kompromiset që më parë i cilësonte si tradhti

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Përleshje mes disa personave në Prishtinë, një person i lënduar

Miliona euro borxhe për ujë në Prishtinë dhe Mitrovicë, kompanitë paralajmërojnë shkyçje

Miliona euro borxhe për ujë në Prishtinë dhe Mitrovicë, kompanitë paralajmërojnë shkyçje

Qytetarët ankohen për dy-trefishimin e tatimit në pronë, ekonomistët kërkojnë shtyrje të zbatimit

Qytetarët ankohen për dy-trefishimin e tatimit në pronë, ekonomistët kërkojnë shtyrje të zbatimit

I plagosuri me armë zjarri në Mitrovicë jashtë rrezikut për jetë

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë – Lipjan, lëndohen katër persona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën