Data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme u caktua nga Presidentja Vjosa Osmani, pas dorëheqjeve të kryetarëve të këtyre komunave, që i përkasin Listës Serbe, e cila ka vendosur t’I bojkotojë këto zgjedhje.
Kandidatët në garë për kryetarë, vijnë nga Lëvizja Vetvendosje, Partia Demokratike e Kosovës, Iniciativa Qytetare Mitrovica, Iniciativa Qytetare Mbijetesa Serbe, Partia e Serbëve të Kosovës.
Teksa në garë do të ketë edhe kandidatë të pavarur.
Në Lëvizjen Vetëvendosje, në Mitrovicën Veriore, thonë se pavarësisht kësaj, nuk mendojnë se zgjedhjet do të jenë sfiduese.
“Ka pas zgjedhje të jashtëzakonshme po thuajse çdo vit në këtë komunë. Nuk menoj që ka me kanë sfiduese. Kështu që edhe si kandidat edhe si subhekt jena komod në këto zgjedhje, minus Lista Serbska në këtë komunë”, tha Erden Atiq, kandidat kryetar të Mitrovicës Veriore nga LVV-ja.
Përderisa subjekti më i madh serb, Lista Serbe nuk merr pjesë, Iniciative qytetare “Mbijetesa Serbe”, pritet të jetë pjesëmarrëse, edhe pse kandidati i saj për kryetar nuk ka pranuar të flas.
E analisti politik serb, Ognjen Gogic, vlerëson që këto zgjedhje mund të shkaktojnë tensione e madje edhe konflikt.
“Nuk e di nese kushtet ne veri jane te pershtatshme per te mbajtur zgjedhjet. Fillimisht nuk e di ku do te mbahen vendvotimet sepse me siguri serbet nuk do te lejojne qe vendvotimet veriore te shfytezohen per pergaditjet per te votuar. Dhe e dyta zgjedhjet ka mundesi te bojkotohen nga shumica serbe ne veri.Mendoj qe keto zgjidhje do te jene nje burim i ri per konflikt mes Prishtines dhe serbeve te veriut ne javet e ardhshme”, tha ai.
Pas vendimit të qeverisë së Kosovës për targat ilegale serbe, serbët e Kosovës që ishin në pjesë e institucioneve kosovare dhanë dorëheqje në shenjë pakënaqësie.
Ndërkaq pavarësisht se Kosova e Serbia megjithatë arritën ujdi për targat, ata ende nuk janë kthyer në institucione.
Kronika e gazetares Valëza Sylejmani.