TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
8 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
8 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Partitë i vënë faj njëra – tjetrës për dështimin e konstituimit të Kuvendit

Pas dështimit të konstituimit të institucionit legjislativ, deputetët i janë drejtuar hollit të Kuvendit. Aty Vetëvendosje u akuzua se ka vepruar kundërligjshëm me propozimin për votim të fshehtë. Ndërkaq, LVV tha se PDK-LDK-AAK dhe Lista Serbe bllokuan sërish konstituimin e Kuvendit.

nga Venhar Isufi
1 Maj, 2025
0 0
A A

Si rëndom pas dështimit të seancës për konstituimin  e Kuvendit iu drejtuan foltores në hollin e Kuvendit.

I pari, si zakonisht doli kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Krasniqi, ka thënë se propozimi i VV-së për votim të fshehtë për kryeparlamentar është i paligjshëm dhe jokushtetuese.

“Ata sot shkuan bënë shkelje të hapur Kushtetuese. Me ftua në votim të fshehtë në kohën kur ka filluar votimi tashmë dhe ka dështuar sa e sa herë është absolutisht e paligjshme dhe jo Kushtetuese. 03:10 në raport me arbitraritetin e Lëvizjes Vetëvendosje që më të rëndësishëm po e konsideron Albulena Haxhiun se sa Kuvenin e Qeverinë e Republikës së Kosovës” , u shpreh Krasniqi.

Ngjashëm mendojnë edhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Ne sot në Kosovë flasim për një emër të vetëm, për emrin e Albulena Haxhiut. Qytetarët e këtij vendi në veçanti ata që kanë votuar me shumicë 42 % që kanë votuar Lëvizjen Vetëvendosje, duhet ta dinë që jemi duke shkuar drejtë një procesi të zgjedhjeve”, tha Hykmete Bajrami nga LDK.

Ndërkaq, Time Kadrijaj nga AAK akuzon LVV-në se për një emër po e bllokon gjithë shtetin.

“Kosova po mbahet peng për një kandidat, Aleanca ka dashtë me dhënë zgjedhje, ka propozuar dy emra të cilët vet Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka pranuar, dhe ata janë lidhë me një emër, që është Albulena Haxhiu”, u shpreh ajo.

Kurse, Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj tha se propozimi për votim të fshehtë të kryetarit të Kuvendit, nuk është praktikë parlamentare dhe nuk duhet të ndiqet si e tillë.

“Në asnjë variant tjetër, që bënë shkarje nga praktika parlamentare dhe që bënë shkelje të ligjit ne nuk jemi pjesëmarrës në ato procese të votimit”, tha Limaj

E me të dal në foltore gishtin kah opozita për dështim të  konstituimit të kuvendit e drejtoi deputeti i LVV-së, Hekuran Murati.

“Aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2014, rregullorja e punës së Kuvendit, pra neni 61 paragrafi 4 që parasheh se në seancat plenare mund të ketë edhe votim të fshehtë ne kemi propozuar si rrugëdalje këtë format të votimit në mënyrë që të mundësohet ecja tutje dhe Konstituimi i Kuvendit por e patë që ishin, PDK-LDK-AAK dhe Lista Serbe që bllokuan”, u shpreh Murati.

Akuza ndaj partive opozitare pati edhe nga partitë, Guxo dhe Alternativa.

“Sot as nuk erdhi deri te votimi për kandidat ose kandidaten e propozuar nga ne për kryetare të kuvendit, sot u bllokua procesi sot votimi nuk ka ndodhur. Sot u shpërfaq para qytetarëve para jush, që ekziston një koalicion që unë edhe gjatë fushatës zgjedhore e kom parashikua, i ashtuquajturi koalicioni PLAS, PDK, LDK , AAK dhe Lista Srpska”, tha Mimoza Kusari –Lila.

Tentativa e dhjetë për konstituimin e Kuvendit, është thirre për të shtunën më 3 maj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani në ShBA thekson rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve

Osmani në ShBA thekson rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve

Auto Draft

Tarifat e reja të rrymës, bizneset ankohen se do të paguajnë më shumë nga 1 qershori

Auto Draft

Mungesa e infrastrukturës, fëmijë me aftësi të kufizuar mbesin jashtë bankave shkollore

Auto Draft

Sormaz: Radoiçiq është në Kopaonik

Vdes në moshën 86-vjeçare, regjisori i shquar Piro Milkani

Vdes në moshën 86-vjeçare, regjisori i shquar Piro Milkani

Taren e pret një problem i madh te Milani, tifozët rebelohen ndaj kryesisë

Taren e pret një problem i madh te Milani, tifozët rebelohen ndaj kryesisë

Stuttgarti e fiton Kupën e Gjermanisë, mposht Bielefeldin 4:2 në finale

Stuttgarti e fiton Kupën e Gjermanisë, mposht Bielefeldin 4:2 në finale

Dyshohet se disa fëmijë janë helmuar në një kopsht publik në Gramsh

Dyshohet se disa fëmijë janë helmuar në një kopsht publik në Gramsh

Liria akuzon gjyqtarin Shala për humbjen në barazh: “Ishte ylli i ndeshjes”

Liria akuzon gjyqtarin Shala për humbjen në barazh: “Ishte ylli i ndeshjes”

Osmani në ShBA thekson rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve

Osmani në ShBA thekson rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve

Auto Draft

Tarifat e reja të rrymës, bizneset ankohen se do të paguajnë më shumë nga 1 qershori

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X