TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Parqet e Prishtinës – hapësira të çmuara për qytetarët, por me probleme që kërkojnë zgjidhje

by Tëvë1
3 javë ago
2
A A
​Parqet e Prishtinës – hapësira të çmuara për qytetarët, por me probleme që kërkojnë zgjidhje

Për shumë qytetarë të Prishtinës, parqet nuk janë vetëm hapësira të gjelbra, por vende ku nisin dhe përfundojnë ditët, ku bëhen kilometrat e ecjes, zhvillohen aktivitetet fizike dhe kërkohet pak qetësi larg zhurmës së kryeqytetit.

Parku i Taukbashqes, ai i Gërmisë dhe i Qytetit janë ndër hapësirat më të frekuentuara nga qytetarët, veçanërisht në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes. Për disa, një shëtitje prej disa kilometrash tashmë është bërë pjesë e rutinës së përditshme, tregojnë qytetarët për KosovaPress.

Rexhep Zeqiri thotë se parkun e viziton çdo ditë, por sipas tij, përkundër mirëmbajtjes së shtigjeve dhe hapësirave të gjelbra, një problem serioz mbeten ujërat e zeza, vlerëson punën e punëtorëve të mirëmbajtjes, e kritikon sjelljen e qytetarëve për hedhjen e mbeturinave.

“Përditë e vizitoj parkun këtu edhe të Gërmisë. Kushtet nuk janë të mira. Ujërat e zeza janë në sipërfaqe. Na mungon një kulturë. Ka shporta çdo 15 metra, nuk i gjuan në shportë, po i gjuan aty 15 metra larg shportës”, thotë Zeçiri.

Edhe për Fatmir Sherifin, parqet janë pjesë e rutinës së tij. Ai tregon se Taukbashqen e viziton çdo të dytën ditë, ndërsa Gërminë edhe më shpesh. Aktiviteti kryesor është ecja, e shoqëruar me ushtrime fizike. Por Sherifi thotë se disa nga pajisjet e vendosura për ushtrime nuk janë në gjendjen e duhur.

“Gjelbërimi edhe natyra është krejt super, por disa mjete që do të na ndihmonin me i bë ushtrimet nuk janë në rregull se janë thyer, janë prishë. Kështu që ka pas nevojë me u bë disa përtëritje të atyre mjeteve”, shprehet ai.

Ndërsa për dizajnerin Valdrin Sahitin, parqet e Prishtinës janë ndër asetet më të vlefshme të kryeqytetit.

“Të them të drejtën mendoj që parku aktual ku jemi dhe parku i Gërmisë mbase mund të them që janë ndër asetet më të vlefshme të kryeqytetit, si nga aspekti i pastërtisë, i qetësisë, i rekreacionit, i gjelbërimit, në mundësitë që i ka qyteti”, thotë Sahiti.

Por krahas vlerësimeve pozitive, qytetarët ngrenë edhe probleme konkrete.

Pranvera Shujaku, e cila thotë se parkun e viziton si në mëngjes ashtu edhe në mbrëmje, ka disa shqetësime që do të donte t’ua përcillte drejtuesve të Komunës së Prishtinës.

“Sikur ta kisha përballë kryetarin e komunës, do t’ia parashtroja dy probleme të cilat i ballafaqojmë çdo ditë këtu kur vijmë ta kalojmë kohën e lirë. Shumë keq, kanali ku rrjedh uji është kundërmues. Mund ta pyesni çdo qytetar që vjen këtu e frekuenton. Është një ndjenjë shumë e keqe. Duhet të bëjnë një zgjidhje. Ulëse nuk ka. Se këtu, sidomos në mëngjes frekuentojnë të moshuarit. Ata kanë nevojë edhe të pushojnë, të ulen, kanë nevojë për ulëse, kanë nevojë për shporta. Shportat janë veç në këtë rrugën, kurse në anën tjetër të stazës mungojnë ulëset, shportat për mbeturina, edhe problemi i kanalit që kundërmon. Këto janë probleme të cilat kërkojnë zgjidhje”, thotë Shujaku.

Në anën tjetër, Ramize Vllasaliu, e cila parkun e viziton çdo ditë, ka një vlerësim më pozitiv. Për të, ecja, ushtrimet dhe një kafe me shoqëri janë pjesë e ditës.

“Më së shumti ecje në rreth, në stazë, pastaj të vijnë ushtrimet. Pimë ndonjë kafe edhe shkojmë. Shumë mirë e mbajnë parkun, është i pastër, çdo send është në rregull”, thotë ajo.

Një tjetër qytetar Mentor Dibrani që e viziton rregullisht parkun vlerëson po ashtu punën e mirëmbajtjes. Ai thotë se, sa herë që ka kohë të lirë, vjen në park dhe e sheh atë të pastër, ndërsa veçon punën e ndërmarrjes komunale në mirëmbajtjen e hapësirave dhe tualeteve.

“Parkun një herë në javë e vizitoj këtu, kur kam ndonjë kohë të lirë. Mua më duket që e mbajnë pastër, i mbajnë tualetet, e mbajnë parkun. Po i shoh ndërmarrjen komunale që po i pastrojnë”, thotë ai.

Në një kryeqytet gjithnjë e më të ngarkuar, parqet mbeten ndër hapësirat e pakta ku qytetarët mund të ecin, të ushtrojnë dhe të marrin frymë pak më lirshëm.

Por qytetarët thonë se ruajtja e tyre nuk është vetëm përgjegjësi e institucioneve. Mirëmbajtja e shtigjeve, zgjidhja e problemeve me ujërat dhe vendosja e pajisjeve e ulëseve të reja kërkojnë ndërhyrje institucionale, ndërsa pastërtia dhe ruajtja e pajisjeve kërkojnë edhe më shumë kujdes nga vetë qytetarët.

 

Tags: parqet e prishtinesproblemetqytetaretTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dita e katërt e protestës në Prishtinë organizatorët thonë se nuk i ka bashkuar partia – por UÇK-ja

Protesta vazhdon edhe nesër në Prishtinë

Policia reagon ndaj raportimeve se “Kosova blindohet”: Janë procedura të rregullta policore

Policia reagon për protestën e mbrëmjes në Prishtinë

Gruda i kundërpërgjigjet Konjufcës: Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar qartë se brenda 30-ditësh duhet të konstituohet Kuvendi

“Një komb që e ka paguar shtrenjtë lirinë, kërkon drejtësi”, Gruda reagon nga protesta

Djali i Salih Mëziut: U identifikuan mbetjet mortore të babait

Djali i Salih Mëziut: U identifikuan mbetjet mortore të babait

Dita e katërt e protestës në Prishtinë organizatorët thonë se nuk i ka bashkuar partia – por UÇK-ja

Protesta vazhdon edhe nesër në Prishtinë

Policia reagon ndaj raportimeve se “Kosova blindohet”: Janë procedura të rregullta policore

Policia reagon për protestën e mbrëmjes në Prishtinë

Gruda i kundërpërgjigjet Konjufcës: Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar qartë se brenda 30-ditësh duhet të konstituohet Kuvendi

“Një komb që e ka paguar shtrenjtë lirinë, kërkon drejtësi”, Gruda reagon nga protesta

Barcelona e mposhti në udhëtim Sevillan, shkëlqen Raphinha

Barcelona e mposhti në udhëtim Sevillan, shkëlqen Raphinha

Djali i Salih Mëziut: U identifikuan mbetjet mortore të babait

Djali i Salih Mëziut: U identifikuan mbetjet mortore të babait

Sami Lushtaku reagon nga protesta: Edhe sonte sheshi i stërmbushur

Sami Lushtaku reagon nga protesta: Edhe sonte sheshi i stërmbushur

Kurti: Nevojitet strategji shtetërore për reagim ndaj verdiktit të Speciales, Qeveria është e përkushtuar që të ofrojë mbështetje

Kurti: Nevojitet strategji shtetërore për reagim ndaj verdiktit të Speciales, Qeveria është e përkushtuar që të ofrojë mbështetje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën