TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Parlamenti turk debaton për pranimin e Suedisë në NATO

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Erdogan thotë se do të tentojë ta lehtësojë ratifikimin për Suedinë

Parlamenti turk më 26 dhjetor pritet të rinisë debatin për miratimin e aplikimit të Suedisë për anëtarësim në NATO, temë që është ndërlikuar më shumë pasi presidenti Recep Tayyip Erdogan, e lidhi këtë çështje me kërkesën e Ankarasë për avionët F-16 nga Shtetet e Bashkuara.

Suedia dhe Finlanda hoqën dorë nga neutraliteti ushtarak dhe kërkuan që të anëtarësohen në aleancën perëndimore të NATO-s, pasi Rusia pushtoi Ukrainën vitin e kaluar.

Finlanda u pranua në NATO në prill, por që 19 muaj Suedia ende pret miratimin e Turqisë dhe Hungarisë, pasi për t’u bërë pjesë e aleancës kërkohet miratimi i 31 shteteve anëtare.

Në nëntor, Komiteti për punë të jashtme i Parlamentit turk dështoi të arrinte pajtim për teksin e marrëveshjes, dhe çështja u bart për diskutim sërish pasditen e 26 dhjetorit.

Në korrik, Erdogan hoqi dorë nga kundërshtimet për anëtarësimin e Suedisë në NATO, pasi Stokholmi shtypi grupet kurde që Ankaraja i cilëson grupe terroriste.

“Ne shohim se ka ndryshim të politikës në Suedi. Ne shohim se po merren vendime në gjykata”, tha Fuat Oktay, ligjvënës nga partia në pushtet e Erdoganit, AKP, që është pjesë e Komitetit për punë të jashtme të Parlamentit turk.

Pasi çështja të miratohet nga Komiteti për punë të jashtme, votimi bartet në Parlament, ku aleanca e Erdoganit ka shumicën.

Aleatët e NATO-s i kanë bërë presion Turqisë që të ratifikojë pranimin e Suedisë në NATO, përderisa Franca ka thënë se besueshmëria e aleancës “është në pikëpyetje”./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kancelari gjerman mbërrin në Kiev për një vizitë të paparalajmëruar

Kancelari gjerman mbërrin në Kiev për një vizitë të paparalajmëruar

Irani dhe Omani afër arritjes së një marrëveshjeje për Ngushticën e Hormuzit

Irani thotë se Hormuzi do të qëndrojë i mbyllur derisa SHBA-ja të përmbush kushtet

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë liron mbi 80% të rezervave të naftës emergjente

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë liron mbi 80% të rezervave të naftës emergjente

Irani refuzon negociatat me SHBA-në “nën hijen e kërcënimeve”

Irani është i gatshëm “si për të luftuar ashtu edhe për të negociuar”, thotë kryetari i parlamentit iranian

Pa gola pjesa e parë mes Kosovës dhe Austrisë

Pa gola pjesa e parë mes Kosovës dhe Austrisë

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

Aksident trafiku në rrugën Klinë-Gjakovë, katër të lënduar

Hamza fton deputetët që projektligji për Specialen të miratohet nesër në dy leximet

Hamza fton deputetët që projektligji për Specialen të miratohet nesër në dy leximet

AAK-ja kundër shpërndarje së Kuvendit

Tahiri: Projektligji për Specialen të miratohet në dy leximet të hënën

Kosovë – Austri, publikohen formacionet zyrtare

Kosovë – Austri, publikohen formacionet zyrtare

Ky është gjyqtari portugez që do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Kosovë–Austri

Ky është gjyqtari portugez që do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Kosovë–Austri

Pak orë para ndeshjes Kosovë – Austri, kështu duke zhveshtorja e “Dardanëve”

Pak orë para ndeshjes Kosovë – Austri, kështu duke zhveshtorja e “Dardanëve”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën