TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Parlamenti Evropian miraton rezolutën për Shqipërinë, “një vlerësim për rrugën në BE”

by tëvë1
3 muaj ago
0
A A
Parlamenti Evropian miraton rezolutën për Shqipërinë, “një vlerësim për rrugën në BE”

Parlamenti Evropian ka miratuar me një shumicë të cilësuar votash Rezolutën vjetore për Shqipërinë. Lajmi u bë i ditur nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Sipas kreut të deputetëve të mazhorancës, ky vendim përbën një certifikim të reformave shtetformuese të ndërmarra nga Tirana zyrtare.

“Ky vendim i sotëm i përfaqësuesve direkt të qytetarëve evropianë është një vlerësim i madh i progresit solid të Shqipërisë sonë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.”, shkruan Balla.

Dokumenti mori një mbështetje të gjerë politike gjatë seancës plenare, duke siguruar 483 vota PRO. Ky rezultat reflekton një konsensus pozitiv midis familjeve kryesore politike në Parlamentin Evropian sa i përket ecurisë së Shqipërisë në kuadër të kritereve të anëtarësimit.

Përmes mesazhit të tij, Balla shprehu mirënjohjen për eurodeputetët që u rreshtuan në favor të rezolutës, duke veçuar dy përfaqësuesit e angazhuar drejtpërdrejt me hartimin e këtij dokumenti Andreas Schieder, raporteri për Shqipërinë nga Grupi i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) në PE, njëherësh hartues i tekstit të Rezolutës dhe Andrey Kovatchev, raporteri për Shqipërinë në kuadër të Grupit të Partive Popullore Evropiane (PPE).

“Faleminderit të gjithë anëtarëve të Parlamentit Evropian që votuan në mbështetje të së ardhmes evropiane të Shqipërisë. Një falënderim i posaçëm për hartuesin e Rezolutës Raporterit për Shqipërinë Andreas Schieder, Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në PE gjithashtu edhe për Andrey Kovatchev, Raporter për Shqipërinë në Grupin e Partive Popullore Evropiane”, shkruan Balla./rtsh.al/

ShareTweet

Postime të ngjashme

‘Liri për çlirimtarët’, nxënësit e Skenderajt protestojnë nesër

‘Liri për çlirimtarët’, nxënësit e Skenderajt protestojnë nesër

Huthët tentojnë sulm me raketë ndaj Riadit

Huthët tentojnë sulm me raketë ndaj Riadit

Meta: Vjosa Osmani meriton mandatin e dytë, Kosova ka nevojë për një lider të fuqishëm

Osmani kujton Ahmet Krasniqin: E vërteta dhe drejtësia janë detyrim ndaj historisë

Izraeli mbyll pikat e kontrollit në Bregun Perëndimor, mbi 100 mësues pengohen të shkojnë në shkolla

Izraeli mbyll pikat e kontrollit në Bregun Perëndimor, mbi 100 mësues pengohen të shkojnë në shkolla

Muriqi shkëlqen te Fenerbaçe, shënon dy gola ndaj Eyupsporit

Muriqi shkëlqen te Fenerbaçe, shënon dy gola ndaj Eyupsporit

‘Liri për çlirimtarët’, nxënësit e Skenderajt protestojnë nesër

‘Liri për çlirimtarët’, nxënësit e Skenderajt protestojnë nesër

Huthët tentojnë sulm me raketë ndaj Riadit

Huthët tentojnë sulm me raketë ndaj Riadit

Protestë në Vjenë kundër aktgjykimit të Speciales: “Jo në emrin tim”, “Liri për çlirimtarët e Kosovës”

Protestë në Vjenë kundër aktgjykimit të Speciales: “Jo në emrin tim”, “Liri për çlirimtarët e Kosovës”

​Atleti nga Kenia ngadhënjeu në maratonën “Prishtina 2026”

​Atleti nga Kenia ngadhënjeu në maratonën “Prishtina 2026”

Kujdesi për flokët në dimër

ChatGPT për iPhone po vjen me funksion të ri

Këto janë të dhënat që nuk duhet t’ia jepni ChatGPT-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën