TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Parashikohet rënie e temperaturave gjatë javës së ardhshme

by teve1
9 muaj ago
3
A A
Parashikohet rënie e temperaturave gjatë javës së ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vala e të nxehtit afrikan do të vazhdojë të mbetet prezente në Kosovë edhe për gjatë dy ditëve të para të javës së ardhshme, mirëpo nga dita e mërkurë, kalimi i një fronte të freskët pritet të sjellë një rënie të dukshme të temperaturave maksimale.

Sipas Institutit, ky fenomen do të ndikojë në kushte më të freskëta dhe një ulje të ndjeshme të temperaturave gjatë ditës

“Nga dita e mërkurë, parashikohen reshje shiu, të cilat mund të shoqërohen me stuhi dhe shkarkime rrufesh. Erërat do të jenë të lehta deri të moderuara, me drejtim kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi, ndërsa lokale mund të shfaqen erëra të forta në formë stuhish. Kjo periudhë do të shoqërohet me një ndjeshmëri të ndryshuar të motit, që do të ndikohet nga faktorë atmosferikë të ndryshëm si kalimi i fronteve dhe aktiviteti elektrik në atmosferë”, thuhet në njoftim.

Të hënën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-37 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s.

Të martën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu, kryesisht në disa zona të kufizuara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-37 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s.

Të mërkurën pritet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen duke bërë që në fusha barike të kemi ndryshime të mëdha. Kjo situatë meteorologjike do të krijojë kushte që mbi vendin tonë të bjerë shi i përcjellë me breshër dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 deri 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-24gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë në formë stuhie nga drejtimi i verilindjes dhe i veriperëndimit.

Të enjten parashikohet mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 deri 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

Ndërkaq, të premten parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësirat mund të paraqiten për rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.

“Indeksi UV mbetet i lartë ditën e hënë dhe të martë, pastaj vlerat e saj do të bien”, theksohet në njoftim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Live – Nis seanca konstituive e Kuvendit

Rreziku për zgjedhje të reja, deputetët të paktën 34 ditë kohë për marrëveshjet ndërkombëtare

Vrasja e Liridona Ademajt, Murseli e Plava japin versione të ndryshme për ngjarjen

Vrasja e Liridona Ademajt, Murseli e Plava japin versione të ndryshme për ngjarjen

Pacolli: Fola me Radoiçiqin në praninë e Kurtit dhe Osmanit një ditë para zgjedhjes së Presidentes

“Njerëz të çmendur” – Pacolli reagon ndaj pretendimeve se ishte në dijeni për vrasjen e Liridona Ademajt

Kush e shpërndanë Kuvendin, kushtetuta apo presidenti?

Ylli triumfon në Ligën Unike

“Ky është gjenocid” – turisti italian habitet kur i sheh masakrat serbe në Kosovë

“Ky është gjenocid” – turisti italian habitet kur i sheh masakrat serbe në Kosovë

Turqia në finale, pret Kosovën apo Sllovakinë

Turqia në finale, pret Kosovën apo Sllovakinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën