Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në vendin tonë do të mbajë mot i ftohtë, ku temperaturat minimale do të jenë deri në -11 gradë Celsius.
IHMK gjithashtu ka bërë të ditur se kjo parashihet të jetë java më e ftohët deri më tani e dimrit, raporton teve1.info
“Gjatë gjithë javës do të ketë ngrica, prandaj pjesëmarrësit në komunikacion duhet të kenë kujdes të shtuar. Gjithashtu apel edhe tregtarëve të cilët merren me importimin dhe shitjen e pemëve dhe perimeve që produktet e tyre t’i ruajnë në vende të përshtatshme, pasi që pothuaj e gjithë java do të jetë me ngrica, si pasojë e temperaturave të ulëta. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -11 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet-2 deri 1 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.