Sipas IHMK-së, sot parashihen vranësira të ç’rregullta, të cilat vende-vende do të sjellin reshje shiu.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe verilindjes”, thuhet në njoftim. /Teve1.info/







