Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot në vend.
Sipas IHMK-së, sot do të jetë mot me diell me vranësira.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s”, thuhet në njoftim. /Teve1.info/